Koncepti i 'adhurimit' ( Një këndvështrim Kur'anor)
Nga: A Muhamed
Fjala kuranore 'El-Ibadah' do të thotë akt i adhurimit. Për shumicën e njerëzve, adhurimi është kryesisht sexhdeja dhe kryerja e namazit. Megjithatë, Kurani na ndriçon se akti i adhurimit është një koncept shumë më i thellë sesa thjesht akti i faljes. Fjalët e Zotit drejtuar profetit të Tij të zgjedhur Musait ishin:
Unë jam Zoti, nuk ka Zot përveç Meje. Prandaj, më adhuro Mua dhe kryeje Salatin për të më përkujtuar Mua. 20:14
Fjalët "më adhuro Mua" dhe "kryeje Salatin" , për të cilat flitet si akte të veçanta, na tregojnë se adhurimi i Zotit nuk kufizohet në ritualin e Salatit.
Ndërsa Salati është një ritual specifik i dekretuar për kohë të caktuara të ditës, akti i adhurimit është një gjendje e pandërprerë e mendjes, trupit dhe zemrës. Është një vetëdije e lartësuar shpirtërore dhe pranim i Zotit në jetën tonë. Në këtë kuptim, akti i adhurimit është një ushqim shumë i nevojshëm për 'nefsin' (veten). Pa aktin e adhurimit, kushtuar
ekskluzivisht vetëm Zotit, njeriu nuk është në gjendje të arrijë paqen e brendshme, dhe në fund të fundit, lumturinë e vërtetë. Trupat tanë fizikë, duke iu nënshtruar vullnetit të Zotit, janë në një gjendje të përhershme adhurimi. Të gjitha organet dhe indet e trupit tonë janë caktuar për të funksionuar në një mënyrë të përpiktë të paracaktuar nga Zoti, mbi të cilën ne nuk kemi asnjë kontroll. Çdo organ dhe cikël në trupin tonë është në një gjendje të pandërprerë nënshtrimi ndaj vullnetit të Zotit. Megjithatë, vetes i jepet liria e zgjedhjes. Nëse vetja zgjedh të njëjtën rrugë si trupi i paracaktuar, do të arrihet harmoni ndërmjet trupit dhe vetvetes, shpërblimi i së cilës do të jetë lumturia e vërtetë. Nga ana tjetër, nëse vetvetja është rebele, mosmirënjohëse ose egoiste dhe zgjedh të mos adhurojë Zotin, lumturia e vërtetë nuk mund të arrihet kurrë, pavarësisht se sa pasuri dhe status mund të ketë qenia njerëzore.
Kurani, duke qenë një libër plotësisht i detajuar, u siguron besimtarëve informacionin e mëposhtëm:
- Kë duhet të adhurojmë?
- Kë nuk duhet të adhurojmë kurrë?
- Si duhet të adhurojmë?
Shumica e besimtarëve do të duken të ofenduar nga pyetja e parë. Ata do të thonë: "Sigurisht që ne adhurojmë Zotin!" Megjithatë, Kurani tregon se ajo që njeriu adhuron nuk është domosdoshmërisht ajo që ai thotë se adhuron, por është ajo që ose kushdo që e zë mendjen e tij shumicën e kohës.
Kë jemi paralajmëruar të mos adhurojmë?
Kurani thekson se qenia njerëzore është e prirur të adhurojë ndonjërën ose të gjitha këto që vijojnë:
1 - Pasuri materiale :
Nëse e vetmja gjë që mendoni janë paratë dhe si të fitoni para, nëse mendja juaj është e zënë kryesisht me çështje të tilla si: 'sa do të fitoj nga kjo marrëveshje?' dhe 'çfarë do të përfitoj nga ky person?' etj, nëse çdo gjë në jetën tuaj vlerësohet sipas përfitimit të saj material, atëherë thuhet se ju adhuroni paranë. Nëse biznesi ose prona juaj ju largon nga adhurimi i Zotit, atëherë ju adhuroni pasuritë tuaja.
a - Shëmbëlltyra e mëposhtme në suren 18, portretizon tregimin e njeriut që ishte aq i zënë me kopshtin e tij deri në masën që e vendosi atë si idhullin e tij, duke iu mburrur me arrogancë për të, mikut të tij, duke thënë se ai(kopshti) kurrë nuk do të pushojë së dhëni fruta. Rrjedhimisht, Zoti ia fshiu nga faqja e dheut atë si një ndëshkim dhe një mësim për idhujtarinë që bënte ai(kopshtari):
Frutat e tij u shkatërruan plotësisht, kështu që ai filloi të shtrëngonte duart e tij për atë që kishte shpenzuar për të, pasi tani ajo kishte rënë në rrënjët e saj dhe tha: "Sikur të mos i kisha shoqëruar askënd Zotit tim. " 18:42
b - Historia e Solomonit dhe e kuajve që e larguan atë nga adhurimi i Zotit vijon:
Kur iu shfaqën kuajt e pastër në mbrëmje, ai tha: "Unë i desha gjërat materiale mbi përmendjen e Zoteruesit tim derisa ai u fsheh pas perdes". 38:32
Sulejmani lejoi që pasuritë materiale ta largonin atë nga adhurimi i Zotit. Kur e kuptoi gabimin e tij, dielli tashmë kishte perënduar duke e bërë atë të humbiste Salatin e tij! Si rezultat, ai u pendua. Duke kuptuar se asgjë nuk duhet ta kishte shpërqendruar nga adhurimi i Zotit, ai u largua nga kuajt.
c - Vërtet të drejtët në ‘sytë’ e Zotit përshkruhen në suren 24:
Burra që nuk shpërqëndrohen prej tregtise apo shitjes nga përkujtimi i Zotit. 24:37
2 - Fëmijët dhe bashkëshorti/ja :
Kurani paralajmëron fuqishëm se pasardhësit dhe bashkëshortet tona janë një 'Fitnah' (provë) e Adhurimit tonë të vërtetë. A do të japim veten plotësisht me to aq sa të shpërqëndrohemi nga adhurimi i Zoti? Merrni parasysh vargjet e mëposhtme:
a - ....... kur ajo u rëndua, ata iu lutën Zotit, Zotëruesit të tyre: "Nëse na jep një të mirë, do të jemi prej falënderuesve". Pastaj, kur Ai u dha atyre një të mirë, ata i bënë shok Atij në atë që Ai u dha atyre. I Lartësuar është Zoti, shumë lart nga ajo që i shoqërojnë Atij. 7:189-190
b - Pasuria dhe fëmijët tuaj nuk janë veçse një sprovë, e tek Zoti ka shpërblim të madh. 64:15
3 - Egoja e vetes :
Kurani gjithashtu paralajmëron kundër adhurimit të vetvetes. Njerëzit me ego të fryrë janë ata që janë më të prirur për një sjellje të tillë. Ata do të bejne veten idhull dhe do të jetojnë në një iluzion të përhershëm kotësie:
a - E ke parë atë që e ka marrë për zot dëshirën e tij personale? A do të ishe i besuari i tij? 25:43
b - Kurani thotë se për të mbrojtur veten nga ky rrezik duhet të sillemi gjithmonë me modesti dhe përulësi. Zoti nuk i pëlqen mendjemëdhenjtë dhe egoistët:
Zoti nuk i do arrogantët, mburravecët. 31:18
Lidhja e ngushtë ndërmjet adhurimit të vetëm ndaj Zotit dhe të qenit i përulur është gjithashtu e dukshme në fjalët e mëposhtme:
Adhuroni Zotin dhe mos i bëni shok Atij ...... Zoti nuk i do ata që janë mendjemëdhenj dhe mburravecë. 4:36
c - Një rast i një populli të tërë që përfundon duke adhuruar veten është transmetuar në Kuran në lidhje me çifutët. Kotësia e tyre dhe iluzionet e epërsisë i mashtruan duke menduar se atyre u garantohej mëshira e Zotit duke përjashtuar të gjithë njerëzit e tjerë:
Thuaj: "O ju që jeni çifutë, nëse pretendoni se jeni aleatë të Zotit, me përjashtim të të gjithë njerëzve të tjerë, atëherë kerkoni vdekjen nëse jeni të sinqertë". 62:6
Ngjashem, kotësia dhe egoizmi i tyre i shmangu ata (nga e verteta), duke shpallur se Parajsa ishte e rezervuar vecanerisht vetem për ta!
Thuaj: "Nëse vendbanimi i botës tjetër është i juaji tek Zoti, me përjashtim të të gjithë njerëzve të tjerë, atëherë kerkoni vdekjen nëse jeni të sinqertë". 2:94
4 - Objektet :
Ndoshta shembulli më i njohur në këtë kategori është adhurimi i idhujve dhe statujave prej guri. Mjerisht, shumë sekte janë fajtorë për një shkelje të tillë. Kurani paralajmëron fuqishëm kundër çdo perzierje me gurë, altarë ose monumente (5:90). Në botë sot ka nga ata që ende adhurojnë objekte të tilla si statuja, diellin, zjarrin apo edhe kafshë të caktuara. Të gjitha këto grupe po kryejnë akte të mëdha të adhurimit të idhujve. Ne e dimë se shirku (shoqërimi i të tjerëve me Zotin) është i vetmi mëkat i pafalshëm (4:48).
5 - Engjëjt, të dërguarit dhe shenjtorët :
Ekziston një kufi shumë i hollë midis idhujtarise dhe adhurimit. Si do t'i quani ata që puthin tokën mbi të cilën ecën Papa? A po e bejne idhull Papën apo në fakt po e adhurojnë atë? Si i quani ata që vizitojnë faltoret e 'Al-Hussein' ose 'El-Sayida Zeinab' (shenjtorët muslimanë) dhe u therrasin atyre t'u përgjigjen lutjeve të tyre ose të ndërmjetësojnë në emër të tyre! Kurani thotë kategorikisht se të thërrasësh dikë tjetër përveç Zotit do të thotë të bësh adhurim idhujsh. Kurani paralajmëron në mënyrë shumë specifike kundër idhujtarise ose adhurimit të të dërguarve të Zotit, shenjtorëve ose engjëjve:
Së pari
Kurani vërteton faktin se asnjë i dërguar i vërtetë nuk do të urdhërojë kurrë popullin e tij që ta lavdërojnë atë ose ta bejne idhull:
Nuk i takon asnjë qenieie njerëzore të cilit Zoti i dha Shkrimin, ligjin dhe profetësinë, që më pas t'u thotë njerëzve: "Bëhuni adhuruesit e mi në vend të Zotit", por përkundrazi, "Jini të përkushtuar ndaj Zotit në përputhje me Shkrimin qe ju keni predikuar dhe në përputhje me atë që keni studiuar."
Ai as nuk do t'ju urdhërojë që t'i merrni engjëjt dhe profetët si zotër. A do t'ju urdhërojë që të mohoni pasi jeni bere të nënshtruar? 3:79-80
Po ashtu asnje i derguar i vërtetë nuk do të kërkojë asnjë lloj page për shërbimet e tij:
Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Shpërblimi im vjen vetëm nga Zoti i botëve. 26:109
Së dyti
Kurani pohon se të gjithë ata që kanë vdekur, qofshin ata shenjtorë, të dërguar apo idhuj, nuk mund të na dëgjojnë kur i thërrasim:
Ata që ju i lutni përveç Tij, nuk posedojnë aq sa lëvozhga e farës. Nëse i thërrisni ata, ata nuk mund t'i dëgjojnë thirrjet tuaja, madje edhe sikur të dëgjojnë, nuk do t'ju përgjigjen, e në Ditën e Kijametit do ta mohojnë shirkun tuaj. Askush nuk mund t'ju informojë si Ai që është i Gjithë-Njohur. 35:13-14
Në Ditën e Gjykimit, ata që janë adhuruar do t'i mohojnë ata që i kanë adhuruar ata:
Në mesin e njerëzve ka nga ata që marrin të tjerë përveç Zotit si te barabarte; duke i dashur ata si dashuria ndaj Zotit . Megjithatë, ata që besojnë kanë dashuri shumë më të madhe për Zotin.Vetem sikur tejkaluesit të ishin dëshmitarë të dënimit, ata do të
kuptonin se e gjithë fuqia i takon Zotit dhe se dënimi i Zotit është i ashpër. Ata që u pasuan i mohuan ata që i pasuan , ata deshmuan dënimin dhe të gjitha lidhjet mes tyre u ndërprenë.
Ata që pasuan thanë: "Vetem sikur të kishim një mundësi tjetër, do t'i mohonim ata siç na kanë mohuar ata ne". Kështu Zoti u tregon atyre veprat e tyre duke sjellë keqardhje mbi ta. Ata nuk do të dalin nga zjarri. 2:165-167
Së treti
Kurani paralajmëron fuqishëm kundër vendosjes së të dërguarve të Zotit si idhuj:
A mendojnë ata që nuk besuan se mund t'i marrin robërit e Mi për ndihmetare pervec Meje? Ne e kemi përgatitur Ferrin si vendpritje për jobesimtarët. 18:102
Thuaj: “Thirrni ata për të cilët keni pretenduar pos Tij. Ata nuk kanë fuqi të largojnë ndonjë të keqe nga ju, as nuk mund ta shmangin atë.
Ata të cilët keta po i therrasin, vetë ata janë duke kërkuar rruge për tek Zoti i tyre se cili prej tyre mund të jetë më afër. Ata shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Dënimi i Zotit tënd është padyshim për t'iu frikësuar. 17:56-57
Së katërti
Ata që kryejnë shkelje të tilla do të nxjerrin justifikimet më të pazakonta:
Padyshim që i Zotit i takon feja e pastër. Ata që marrin aleatë pos Tij: “Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë me Zotin”. 39:3
Në të njëjtin varg, Zoti u përgjigjet këtyre pretendimeve me fjalët:
Zoti do të gjykojë mes tyre për atë me të cilën ata kundërshtohen. Zoti nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar jobesimtar.
6 - Djalli
Sot në mbarë botën ka sekte të ndryshme që adhurojnë shejtanin (Iblisin). Ata angazhohen në të gjitha llojet e aktiviteteve të poshtra si pirja e gjakut, sakrificat njerëzore dhe shthurja trupore. Me të vërtetë kjo eshte e pritshme nga shërbëtorët e djallit. Kurani thotë se djalli do t'i urdhërojë ndjekësit e tij të bëjnë të këqija:
Djalli ju premton varfëri dhe ju urdhëron të bëni poshtersi. 2:268
Na është dhënë një përkujtim në Kuran se Zoti mori nje betim shume te hershem nga të gjithë ne, që të mos adhurojmë djallin:
A nuk mora nje betim prej jush, o bijtë e Ademit, se nuk do ta adhuroni djallin, sepse ai është armik i qartë për ju dhe se do të më adhuroni Mua, sepse kjo është rrugë e drejtë? 36:60-61
Kushdo që merr djallin për aleat në vend të Zotit, me të vërtetë ka humbur; një humbje e qartë. 4:119
Fjalët e Abrahamit drejtuar babait të tij kishin të njëjtin paralajmërim: O babai im, mos e adhuro djallin. Djalli është i pabindur ndaj të Plotfuqishmit. 19:44
Si duhet ta adhurojmë Zotin
Nëse këto janë disa nga tundimet që mund të na largojnë nga 'Rruga e Drejtë' dhe nga adhurimi i vetëm Zotit, çfarë duhet të bëjmë për të qenë të sigurt se adhurojmë vetëm Zotin?
Kurani rendit jo më pak se trembëdhjetë akte të veçanta. Janë akte specifike që duhen kryer dhe në të njëjtën kohë shërbejnë si tregues të vërtetë të pastërtisë së Adhurimit tonë. "Diin al-khalis" (feja e pastër) për të cilën flitet në Kuran (39:3) kërkon që secila nga trembëdhjetë aktet (më poshtë) duhet t'i kushtohet ekskluzivisht vetëm Zotit . Duke e marrë secilin veprim veçmas dhe duke përcaktuar se sa prej tij kryhet për Zotin dhe sa i kushtohet të tjerëve (pavarësisht se kush janë ata) na siguron një udhëzim të shëndoshë për pastërtinë e Adhurimit tonë.
Si shembull, merrni parasysh aktin e dytë që kërkon madhërimin vetëm të Zotit. Sa herë që madhërojmë dikë tjetër përveç Zotit, ne në fakt dëmtojmë pastërtinë e fesë sonë (Al-Deen Al Khales). Nuk ka asgjë të keqe t'u japësh lavdërime njerëzve të tjerë kur duhet lavdërimi, por vetëm Zoti është i denjë për t'u lavdëruar. Në mënyrë të ngjashme, çdo veprim i akteve të tjera do të japë një tregues të vërtetë për pastërtinë e Adhurimit tonë.
Akti i parë : Njohja dhe Hyjnizimi
Ky akt i parë ndërthur Besimin dhe Adhurimin, ndërsa dhjetë aktet e ardhshme janë vetëm akte adhurimi. Kushti i parë për të adhuruar Zotin është njohja e Ekzistencës së Tij. Kurani ofron një mori informacionesh që e përkrahin besimtarin, si të diturit ashtu edhe të pamësuarit, për të njohur ekzistencën e Zotit. Për të mirën e atyre që mendojnë shkencërisht, ka informacione të shumta shkencore që dëshmojnë se krijimi i universit dhe mirëmbajtja e tij janë realizuar saktësisht dhe nuk mund të jenë kurrë produkte rastësie. Kurani i referohet fushave të shumta të shkencës si astronomia, fizika, gjeologjia, biologjia, botanika dhe embriologjia, sa për të përmendur disa. Për lexuesin e pamësuar të Kuranit, ekziston një sure e tërë që ofron fakte të thjeshta, të cilat të gjitha dëshmojnë për ekzistencën e Zotit (Sura 55).
Për më shumë informacion rreth përmbajtjes shkencore të Kuranit, ju lutemi shihni: Shkenca në Kuran
Shenjat e Zotit, Krijuesit, janë në gjithçka rreth nesh. Faqja e mëposhtme përmban informacion interesant rreth dizajnit të Zotit në të gjitha gjërat: Projektimet e Zotit
Pasi të sigurohet 'Njohja', hapi tjetër është 'Hyjnizimi dhe Apoteoza' e Zotit.
Hyjnizimi ose Apoteoza do të thotë të rrënjosësh në zemrat tona të kuptuarit se vetëm Zoti zotëron atributet për të qenë zot dhe se nuk ka zot tjetër përveç Tij. Këto dy fakte pohohen me fjalët: "Unë jam Zoti" dhe "Nuk ka zot përveç Meje" 20:14.
Hyjnizimi në të vërtetë është pranimi se Zoti është Krijuesi ynë dhe Krijuesi i gjithçkaje në univers. Hyjnizimi i Zotit është të njohësh Njëshmërinë e Tij. Kurani pohon faktin se nëse do të kishte perëndi të tjerë përveç Zotit, i gjithë universi do të prishej:
Sikur të kishte zota të tjerë në to (qiej dhe tokë) përveç Zotit, ata do të ishin shkatërruar. 21:22
Ka nga ata që do të fitojnë 'Njohjen' e ekzistencës së Zotit, por mendjet e tyre refuzojnë 'Hyjnizimin' e Zotit. Një shembull i tyre është dhënë në suren 23:
Thuaj: "Kujt i përket toka dhe të gjithë atyre që janë në të, nëse e dini?" Ata do të thonë: "Zotit". Thuaj: "Atëherë, a nuk do t'ju përkujtoheni?" Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë universeve dhe Zoti i Arshit të Madh?" Ata do të thonë: "Zoti". Thuaj: "Atëherë, a nuk do të jeni të ndrojtur?" Thuaj: "Në dorën e kujt është mbreteria e çdo gjëje dhe Ai mbron, ndërsa askush nuk mund të mbrojë prej Tij, nëse e dini?"
Ata do të thonë: “E Zotit". Thuaj: "Atëherë si jeni të magjepsur?"
Përkundrazi, Ne u kemi dhënë atyre të vërtetën dhe ata janë gënjeshtarë. 23:84-90
Një shembull tjetër i mirë është se shumë shkencëtarë sot pranojnë se ekziston një forcë pas krijimit të universit, por ndoshta janë shumë mendjelehte për të mos pranuar se kjo forcë është një Zot Suprem që kontrollon çdo atom në univers, duke përfshirë edhe trupat e tyre.
Kuptohet pa e thene, se pa këtë akt vendimtar të Hyjnizimit, njeriu nuk është në gjendje të kryejë asnjë nga aktet e tjera të Adhurimit. Ky akt është guri i themelit dhe themeli mbi të cilin burojnë dhe bazohen të gjitha aktet e tjera të adhurimit.
Akti i dytë : Madherimi dhe Lartesimi
Vetëdija për pafundësinë e universit tonë, i cili është vetëm pjesa më e afert nga shtatë universet (67:3), dhe fakti që të shtatë janë të gjitha të palosur në brendesine e dorës së Zotit (39:67), e lë mendjen në gjendje te plote droje. Përveç kësaj pafundësie, Zoti me të vërtetë kontrollon çdo atom në secilin prej këtyre universeve.
Shumë ajete në Kuran theksojnë se është e pamundur për qenien njerëzore të kuptojë madhështinë e Zotit:
Ata nuk e vlerësuan Zotin sipas vlerës së Tij të vërtetë. E gjithë toka është nën kontrollin e Tij në Ditën e Kijametit dhe universet janë të palosur në dorën e djathtë të Tij. I lavdëruar dhe i lartësuar është Ai, shumë mbi çdo gjë që i shoqërojnë Atij. 39:67
Ai është i Cili krijoi shtatë universe në shtresa. Ju nuk shihni ndonjë mospërputhje në krijim nga i Plotfuqishmi. Ktheje shikimin, a sheh ndonjë të metë? Pastaj ktheje shikimin sërish. Shikimi yt do të kthehet tek ti i përulur dhe i rraskapitur. 67:3-4
Nuk ka asnjë peshë sa grimca në tokë e as në qiej që i fshihet Zotit tënd, as nuk ka asgjë më të vogël apo më të madhe se kjo që nuk është shënuar në Libër të qartë. 10:61
Në respektin e duhur për Krijuesin tonë Fuqiplotë, ne jemi të urdhëruar që vazhdimisht ta lavdërojmë dhe lartësojmë Atë:
Madhëroje emrin e Zotit tënd, Më të Lartit. 87:1
Pra, madhëroje Zotin tënd me lavdërim dhe ji prej atyre qe bien sexhde. 15:98 Në të vërtetë, fjalët e fundit të shpallura të Kuranit të Shenjtë mbajnë të njëjtin urdhër:
Madhëroje Zotin tënd me lavdërim dhe kërko falje prej Tij. Vërtet, Ai është Shëlbuesi. 110:3
Lavdërimi dhe Lartësimi i Zotit janë dy elemente themelore të adhurimit, aq sa çdo gjë në qiej dhe në tokë e madhëron Zotin.
Zotin e madheron cfare është në qiej dhe në tokë. 62:1
Për të qenë në gjendje ta lavdërojmë Zotin në një mënyrë të sinqertë, duhet të kujtojmë gjithmonë të frenojmë kotësinë tonë dhe të veprojmë me modesti:
Ata tek Zoti yt nuk janë kurrë tepër krenarë për ta adhuruar Atë; Atë e madhërojnë dhe Atij i bëjnë sexhde. 7:206

Ata që janë vazhdimisht të magjepsur nga kotësia dhe vetë-admirimi janë shpesh ata që neglizhojnë lavdërimin ndaj Zotit.
Akti i tretë : Dashuria dhe Nderimi
'Admirimi' i Zotit është me të vërtetë dashuria më e madhe nga të gjitha. Dashuria e Zotit është forca fisnike shtytëse pas adhurimit të Tij, se permbajturit ndaj Ligjit të Tij, te punuarit miresi dhe kërkimit të vazhdueshëm të miratimit të Tij. Besimtarët e vërtetë e duan më se tepermi Zotin.
Të tjerë, dhe në shkallë të ndryshme, kanë ngritur idhuj të cilët i duan njësoj ,qofte edhe më shumë se Zotin. Kurani është shumë i qartë duke thënë se ne nuk duhet të duam askënd ashtu siç duhet ta duam Zotin:
Në mesin e njerëzve ka nga ata që i marrin të barabartë të tjerët përveç Zotit, duke i dashur ata si dashurinë ndaj Zotit. Megjithatë, ata që besojnë kanë dashuri shumë më të madhe për Zotin. 2:165
Është detyrë e çdo besimtari që t'i dojë te afermit e tij dhe të jetë tolerant. Për më tepër, Zoti ka krijuar për ne partnerët tanë me të cilët ndajmë dashurinë dhe afrimitetin (Sura 30, ajeti 21), megjithatë e gjithë kjo dashuri duhet të ushtrohet gjithmonë brenda kontekstit të saj të duhur. Pavarësisht se sa shumë mund t'i duam fëmijët tanë, partnerët
tanë ose profetët e Zotit të cilët Ai i dërgoi me udhëzim; ne kurrë nuk duhet t'i duam ata njelloj me dashurinë tonë për Zotin. Vetëm dashuria e Zotit është e denjë për t'u ngritur në gjendjen e adhurimit. Ekziston një kufi shumë i hollë midis dashurisë dhe adhurimit.
Duajini të gjithë dhe çdo gjë të mirë, por adhuroni vetëm Zotin.
Akti i katërt : Përkujtimi dhe Permendja
Përkujtimi i Zotit mund të bëhet gjatë Salatit si dhe në çdo kohë të ditës. Ajetet kuranore që na ftojnë të përkujtojmë dhe madhërojmë Zotin pak a shumë flasin për të gjitha kohët e ditës.
Dobitë e Salatit
Kurani përmend përfitimet e vlefshme që mund të fitohen nga kryerja e Salatit.
1- Salati mbron dhe ndalon poshtersite dhe të keqijat:
Kryeje Salatin, sepse Salati ndalon poshtersite dhe të keqijat. 29:45
2- Salati i ndihmon besimtarët të forcojnë besimin e tyre dhe të arrijnë sigurinë:
Pra, madhëroje Zotin tënd me lavdërim dhe bëhu prej atyre qe bejne sexhde dhe adhuroje Zotin tënd për të arritur sigurinë. 15:98-99
3- Salati u siguron besimtarëve një shpërblim të madh në botën tjetër:
Ata që recitojnë Librin e Zotit, kreyjne Salatin dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë, fshehurazi dhe haptazi, po synojne një tregti që nuk mund të shkojë dëm. që Ai t'ua paguajë plotësisht shpërblimin e tyre dhe t'ua shtojë per ta dhuntite e Tij. Vërtet, Ai është Falës, Mirënjohës. 35:29-30
4- Ushqyerja për “veten” dhe afërsia me Zotin:
Objektivi më i rëndësishëm i Salatit është të përkujtojmë Zotin.
Lexo atë që të shpallet nga Libri dhe kryeje Salatin, sepse Salati ndalon poshtersine dhe të keqen, dhe përmendja e Zotit është e nje rendesie me te madhe. Zoti e di se çfarë bëni. 29:45
Unë jam Zoti, nuk ka zot përveç Meje. Prandaj, më adhuro Mua dhe kryeje Salatin për të më përkujtuar Mua. 20:14
Përkujtim/përmendje e shpeshtë
Siç u përmend, permendja dhe përkujtimi i Zotit nuk kufizohet vetëm në Salat, por është një veprim që besimtarët e sinqertë e kryejnë në çdo kohë të ditës:
Burrat që e përmendin shpesh Zotin dhe gratë që e përmendin gjithashtu: Zoti ka përgatitur për ta falje dhe shpërblim të madh. 33:35
Ata që e përmendin Zotin në këmbë, ulur dhe shtrire. 3:191
O ju që besuat, përmendeni shpesh Zotin. 33:41
O ju që besuat, mos i lini pasuritë dhe fëmijët tuaj t’ju largojne nga përmendja e Zotit. Kushdo që e bën këtë, ata janë vërtet të humbur. 63:9
Shpërblime
Shpërblime të shumta jepen në Kuran për përkujtimin e Zotit:
1 - Përkujtimi i Zotit do të dhurojë një ndjenjë sigurie dhe qetësie në zemrat e besimtarëve:
Ata janë ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve janë të sigurta me përmendjen e Zotit. Absolutisht, përmes përkujtimit të Zotit zemrat ndihen të sigurta. 13:28
2- Përkujtimi i emrit të Zotit në ushqim do ta bekojë atë dhe do ta bëjë të lejuar (hallall):
Pra, hani nga ajo në të cilën është përmendur emri i Zotit, nëse besoni në shpalljet e Tij. 6:118
Mos hani nga ajo që nuk është përmendur emri i Zotit, sepse ajo është e shemtuar. 6:121
3- Përkujtimi i shpeshtë i emrit të Zotit do t'i japë besimtarit shanse më të mira për sukses në jetë:
Përkujtoni Zotin shpesh që të keni sukses. 62:10
4- Pa dyshim, shpërblimi i shkallës më të lartë është arritja e pëlqimit të Zotit dhe afrimi me Krijuesin tonë:
Pra, më perkujtoni Mua dhe Unë do t'ju perkujtoj juve, më falënderoni Mua dhe mos mohoni. 2:152
Përkujto emrin e Zoteruesit tënd dhe përkushtoju Atij me gjithë zemër. 73:8 Dënimet
Nga ana tjetër, për ata që terhiqen nga përkujtimi i Zotit, i pret një ndëshkim i tmerrshëm:
Sa i përket atij që ia kthen shpinën përkujtimit Tim, ai do të ketë jetë të mjerë dhe në Ditën e Kijametit do ta thërrasim të verbër. 20:124
Ne ua paraqitëm Ferrin në atë ditë jobesimtarëve, sytë e të cilëve ishin të errësuar nga kujtimi Im dhe nuk mund të dëgjonin. 18:100-101
Përkujtimi i Zotit korr shpërblime të mëdha, Zoti do t'i dhurojë vetëm besimtareve bekime të tilla. Ata që ushqejne mosbesim dhe mendjemadhësi do të privohen nga Zoti nga një bekim i tillë:
Mos iu bind atij, zemren e të cilit Ne ia bëmë të pavëmendshme ndaj përkujtimit Tonë dhe që ndoqi dëshirën e tij personale dhe i cili ka tejkaluar çdo kufi . 18:28
Akti i pestë : Bindja
Për t'iu bindur Zotit me gjithë zemër, së pari është e nevojshme të pranojmë se Zoti është ligjvënësi i vetëm.
Ligji i Zotit është i vetmi ligj :
A të kërkoj ligjvënës tjetër pos Zotit, kur Ai të zbriti ty Librin plotësisht të detajuar? 6:114
Kurani gjithashtu na thotë se i vetmi Sunet (metodologji/sistem) është ai i Zotit dhe se ai nuk ka zëvendësues:
Do të zbuloni se nuk ka asnjë zëvendësues për Sunnetin e Zotit. 33:62 Bindja ndaj ligjit të Zotit :
Një nga urdhrat më të shpeshta në Kuran është t'i bindemi Zotit dhe të Dërguarit. Kurani është shumë i qartë se bindja ndaj Zotit dhe bindja ndaj të dërguarit të Tij janë një çështje dhe jo dy. Të gjitha vargjet e mëposhtme konfirmojnë një kuptim të tillë:
1 - Ai që i bindet të dërguarit i është bindur Zotit. 4:80
Këto fjalë të lavdishme konfirmojnë se i dërguari nuk predikon asgjë përveç Ligjit të Zotit. Nëse i dërguari do të predikonte atë që është shtese ndaj Kuranit, atëherë bindja ndaj të dërguarit nuk do të përkonte domosdoshmërisht me bindjen ndaj Zotit. Ky mesazh është vërtetuar mirë përmes 6:114 (sipër) si dhe një sërë vargjesh që theksojnë se detyra e
vetme e të dërguarit është të percjelle mesazhin e Zotit, si p.sh.
Bindjuni Zotit, bindjuni të dërguarit dhe kini kujdes: nëse ktheni shpinën, atëherë dijeni se detyra e vetme e të dërguarit Tonë është percjellja e qartë. 5:92
Për më shumë detaje rreth kësaj teme, ju lutemi shihni: Bindjuni Zotit dhe bindjuni të Dërguarit
2 - Do të zbuloni se nuk ka zëvendësues për Sunnetin e Zotit. 33:62
Siç u përmend, të pretendosh ose të besosh se ekzistojnë dy Sunnete, një i Zotit dhe një i Profetit, në fakt është të mos besosh fjalët Kur'anore në 33:62.
3 - Ne ta zbritëm ty librin me të vërtetën që të gjykosh mes njerëzve. 4:105 (gjithashtu 5:48)
Ky varg cakton me vendosmëri mjetin me të cilin i dërguari duhet të gjykojë mes njerëzve; ky në rastin tonë është Kurani. Në të gjithë Kuranin, nuk përmendet kurrë ndonjë mjet apo burim tjetër.
Pasi është vërtetuar se Ligji i Zotit është i përfshirë në Librin e Zotit dhe askund tjetër, është detyrë e çdo muslimani t'i bindet atij. Të adhurosh Zotin do të thotë t'i bindesh ligjit të Tij dhe t'i bindesh ligjit të Tij është t'i bindesh Kuranit.
Kurani është një burim i plotë i ligjit që përmban të gjitha ritualet dhe praktikat që janë të autorizuara nga Zoti (Salati, Haxhi, Umra, etj), plus të gjitha ndalesat, kodet e sjelljes etj. Respektimi dhe bindja ndaj ndonjërit prej këtyre ligjeve, qoftë ai i lidhur me një nga praktikat, apo një nga ndalesat, është me të vërtetë një akt adhurimi. Rrjedhimisht, për të
adhuruar vetëm Zotin, është e domosdoshme të ndiqni Ligjin e Zotit dhe asnjë ligj tjetër.
Rëndësia e respektimit të Ligjit të Zotit theksohet shumë në Kuran deri në masën që thuhet në Libër se kushdo që mbron ose gjykon me ligj të ndryshëm nga ai i Zotit, klasifikohet si mosbesimtar.
Ata që nuk gjykojne me atë që ka zbritur Zoti, ata me të vërtetë janë mosbesimtarë. 5:44
Përveç kësaj, të gjithë ata që ndjekin ligje të cilat nuk janë të autorizuara nga Zoti në Kuran, me të vërtetë i bëjnë shok Zotit:
Apo kanë ata 'shuraka' (ortakë) të cilët ligjësojnë për ta nga feja atë që Zoti nuk e ka autorizuar? Nëse nuk do të ishte për një Fjalë vendimtare, gjykimi do të ishte vendosur tashmë mbi ta. Vërtet, shkelësit do të kenë një dënim të dhembshëm. 42:21
Fjala "shurakaa" është shumësi i fjalës "sharik" dhe "sharik" do të thotë ortak. Rëndësia e kësaj fjale në 42:21 nuk mund të anashkalohet. Fjala 'sharik' është mbiemri qe vjen nga emri 'shirk' (shoqerimi i ortakëve me Zotin në ndonjë nga të drejtat e Tij ekskluzive). Meqenëse ne kemi konfirmimin në 6:114 se Zoti është ligjvënësi i vetëm, 'shurakaa' (ortakët) e përmendur në 42:21 mund të jenë ortakë me Zotin vetëm në të drejtën e Tij
ekskluzive si ligjvënës i vetëm. Nga kjo rrjedh se të gjithë ata që u binden rregullave apo ritualeve fetare të paautorizuara nga Zoti janë duke kryer një akt shirku.
Akti i gjashtë : Mbeshtetja dhe Varësia
Adhurimi i Zotit është edhe me veprim edhe me bindje. Shprehja e bindjes së adhurimit të Zotit është t'ia besojmë jetën tonë Atij. Kjo mbulon të gjitha aspektet e jetesës dhe mirëqenies sonë. T'i besojmë jetën tonë Zotit është një shprehje e pranimit tonë të autoritetit absolut të Zotit, si dhe e sigurisë sonë se askush nuk ka ndonjë fuqi që është e pavarur nga Zoti. Askush nuk mund të na dëmtojë apo të na sjellë dobi përveç Zotit.
Mbeshtetja dhe varësia ndaj Zotit është akti i besimtarëve të sinqertë: Mbeshtetuni te Zoti nëse jeni besimtarë . 5:23
Nënshtrimi ndaj Zotit nuk është i mundur pa u mbeshtetur tek Ai:
Atij t'i mbeshteteni, nëse jeni vërtet të nënshtruar . 10:84
Si rezultat, adhurimi i Zotit nuk është i sinqertë pa u mbeshtetur tek Ai: Ju duhet ta adhuroni Atë dhe të mbështeteni tek Ai . 11:123
Mbeshtetja në Zotin i sjell njeriut shpërblime të mëdha në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër:
1- Atyre që kanë besim tek Ai Zoti u jep bekime në këtë jetë dhe në botën tjetër: Ne do t'u japim atyre të mira në këtë jetë, e shpërblimi në botën tjetër është më i madh , sikur ta dinin. Ata janë durimtarët dhe i mbështeten Zotit të tyre . 16:41-42
2- Djalli nuk ka pushtet mbi ata që i mbeshteten Zotit:
Ai nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojne dhe ata i mbështeten Zotit të tyre . 16:99
3- Mbeshtetja në Zotin fiton dashurinë e Tij:
Do të mbeshteteni te Zoti. Zoti i do ata që i mbeshteten . 3:159
4- Ata që i mbeshteten Zotit nuk kanë nevojë për askënd tjetër:
Kush i mbeshtetet Zotit, Ai i mjafton atij. 65:3
5- Zoti i përkrah ata që i mbeshteten Atij:
Nëse Zoti ju perkrah, askush nuk mund t'ju mposhte. Dhe nëse Ai ju lë, kush është ai që mund t'ju perkrahe pervec Tij? Besimtarët duhet t'i mbeshteten Zotit . 3:160
6- Mbeshtetja në Zotin u jep besimtarëve sukses në atë që përpiqen : Suksesi im qëndron vetëm me Zotin. Tek Ai mbeshtetem dhe tek Ai kthehem. 11:88
Akti i shtatë : Frika nga Zoti
Aq sa duhet ta duam dhe ta adhurojmë Zotin, duhet t'i frikësohemi Atij dhe ndëshkimit të Tij. Zoti nuk ka nevojë për frikën tonë, përkundrazi, frika ndaj Zotit është për të mirën tonë. Frika ndaj Zotit është një parandalues që i ndihmon besimtarët të arrijnë drejtësinë dhe të qëndrojnë larg mëkatit. Vetëm besimtarët e sinqertë i frikësohen Zotit.
Nëse do të ishim engjëj të pagabueshëm pa mëkate, dashuria jonë për Zotin do të na vinte vetë, por për shkak se ne jemi krijesa të papërsosura të prirura për t'u ndikuar nga e mira dhe nga e keqja (91:7-8), frika ndaj Zotit vepron si parandalues teper i nevojshem. Ka gjithmonë nga ata që do ta kritikojnë Kuranin duke thënë: 'besimi nuk duhet të ndërtohet mbi frikën, por mbi dashurinë'!
Ata që bëjnë një pretendim të tillë janë të motivuar pa dyshim nga arroganca si dhe nga mossinqeriteti. Arroganca e refuzimit për t'u frikësuar nga një fuqi më e lartë mbi ta dhe mossinqeriteti i injorimit të fakteve themelore.
Njerëz të tillë e dinë fare mirë se koncepti 'ndëshkim dhe shpërblim' përdoret në çdo shoqëri si një pengesë në frenimin e krimit. Mund ta imagjinojmë se çfarë do të ndodhte nëse një ditë në ndonjë shoqëri do të deklarohej se nga ajo ditë nuk do të ketë dënim për krimin dhe se dashuria për njerëzimin duhet të mjaftojë që të gjithë njerëzit të jenë qytetarë që i binden ligjit!
Vargjet e mëposhtme theksojnë rëndësinë e frikës nga Zotit:
Ata që i frikësohen Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin Ate. 35:18
Ata që i frikësohen dënimit të Zotit, i frikësohen Ditës së Gjykimit dhe i frikësohen Ferrit:
Thuaj: “ Kam frikë , nëse nuk i bindem Zotit tim, dënimit te një dite të madhe ”. 6:15 Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për jobesimtarët. 3:131
Kini kujdes nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Është përgatitur për jobesimtarët. 2:24
Frika ndaj Zotit pa e parë Atë është një tregues i vërtetë i një besimi të fortë si dhe një akt adhurimi.
Pra, mos kini frikë prej tyre, por kini frikë prej Meje, në mënyrë që Unë t'i plotësoj bekimet e Mia ndaj jush dhe që të jeni në rrugë të drejtë. 2:150
Pra, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë prej Meje. 5:44
Kurani na thotë se janë besimtarët e sinqertë ata që i frikësohen Zotit:
Është vetëm djalli ai që përpiqet t'i frikësojë aleatët e tij, prandaj mos kini frikë nga ata dhe me kini frikë Mua, nëse jeni besimtarë . 3:175
Kurani gjithashtu na thotë se frika ndaj Zotit është tipar i atyre që janë të pajisur me dituri:
Vetëm të dijshmit prej robërve te Zotit i frikesohen Atij. 35:28
Për ata që i frikësohen Zotit, ka premtim për shpërblim të madh:
Ata që i frikësohen Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin, do të kenë falje dhe shpërblim të madh. 67:12
Akti i tetë : Droja
T'i druhesh Zotin do të thotë t'i vësh veshin Atij dhe të jesh gjithmonë i ndërgjegjshëm për Të në çdo gjë që bën. Ata që i druhen Zotit e dinë se Zoti po vëzhgon çdo hap që ata hedhin dhe ata gjithmonë do të jenë të kujdesshëm që të mos e zemerojne Atë. Droja është me të vërtetë një akt i rëndësishëm i adhurimit të Zotit:
Dhe tek Adi ishte vëllai i tyre Hudi. Ai tha: “O populli im, adhuroni Zotin , ju nuk keni zot tjetër pos Tij, e a nuk do te jeni te ndrojtur(ndaj Zotit)?” 7:65
Droja është vepër e besimtarëve të sinqertë:
Druajuni Zotit nëse jeni besimtarë. 5:57
Kurani rendit shumë shpërblime që njeriu mund të fitojë duke pasur ndrojtje për Zotin: Droja i fshin veprat e këqija:
Per ate qe i druhet Zotit, Ai ia fshin veprat e këqija dhe padyshim që do t'ia shtojë shpërblimin. 65:5
Mbi të gjitha, kur Zoti flet për Parajsën, vërejmë se ajo është e rezervuar për ata qe i druhen:
Dhe shpejtoni në kërkim të faljes nga Zoti juaj dhe Parajses, gjerësia e të ciles përfshin qiejt dhe tokën. Është përgatitur për te ndrojturit(ndaj Zotit). 3:133
Parajsa u soll afer për te devotshmit. 26:90
Për te ndrojturit do të ketë, te Zoti i tyre, kopshte të begatshme. 68:34
Në të vërtetë, droja vlerësohet shumë nga Zoti se është kriteri që Zoti përdor për të përcaktuar më fisnikun midis njerëzve:
Më fisniku prej jush tek Zoti është më i ndrojturi. 49:13
Akti i nëntë : Lutje dhe Përgjërim
Përgjërimi dhe lutja ndaj Zotit janë vërtet shprehje të padiskutueshme të Adhurimit. Ajeti i mëposhtëm pohon lidhjen ndërmjet adhurimit dhe lutjes:
Zoti juaj tha: “ Më lutni Mua dhe Unë do t'ju përgjigjem. Sigurisht, ata që janë tepër arrogant per te me adhuruar Mua, do të hyjnë në Ferr të poshtëruar. 40:60
Lidhja e qëllimshme e fjalëve "Më lut" dhe "Më adhuro" në këtë varg konfirmon se lutja ndaj Zotit është me të vërtetë një shprehje thelbësore e adhurimit. Ata që nuk i luten Zotit, nuk e adhurojnë Atë. Zoti, duke qenë më i Mëshirshmi, i inkurajon besimtarët që t'i luten Atij që t'u dhurojë mëshirën e Tij.
E nëse robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër. Unë i përgjigjem thirrjes së thirrësit nëse ai më thërret Mua. Prandaj, ata të më përgjigjen Mua dhe të më besojnë Mua, në mënyrë që të udhëzohen. 2:186
Meqenëse përgjërimi është një shprehje e Adhurimit, dhe meqë ne duhet të adhurojmë vetëm Zotin, rrjedh se ne duhet t'i lutemi vetëm Zotit. Kurani eshte i shpejte ne konstatimin e kesaj çështje:
Pra, lutjuni Zotit, duke ia kushtuar fenë vetëm Atij, sado që jobesimtarët e urrejnë atë. 40:14
Xhamitë janë për Zotin, prandaj mos lusni askënd tjetër përveç Tij. 72:18
Mos lut tjetër përveç Zotit atë që nuk të bën as dobi e as dëm. Nëse e bën këtë, do të jesh nga tejkaluesit. 10:106
Vargjet e mëposhtme u drejtohen në mënyrë specifike atyre që u luten njerëzve të vdekur (shenjtorëve, lajmëtarëve të Zotit, etj.) për ndihmë:
Ata që ju i adhuroni përveç Zotit janë robër si ju. Pra, shkoni dhe thirrni ata dhe le t'ju përgjigjen nëse jeni të sinqertë. 7:194
E ata që ju i adhuroni pos Tij, nuk mund t'ju përkrahin juve, as nuk mund ta perkrahin veten. 7:197
Ata që ju i lutni përveç Tij, nuk posedojnë as sa lëvozhga e farës. Nëse i thërrisni ata, ata nuk mund t'i dëgjojnë thirrjet tuaja, madje edhe sikur të dëgjojnë, nuk do t'ju përgjigjen, e në Ditën e Ringjalljes do ta mohojnë shirkun tuaj. 35:13-14
Kurani na thotë se shumë njerëz, sa herë që përballen me një rrezik të madh, ata do t'i luten vetëm Zotit, por sapo Zoti t'i shpëtojë ata i shoqerojne ortak Zotit:
Kur lundrojnë në një anije, ata i luten Zotit, duke ia kushtuar fenë pastertisht Atij. Megjithatë, kur Ai i përcjell të sigurtë në breg, ata rikthehen duke i shoqeruar ortake Atij. 29:65
Shpjegimi i kësaj është se kur njeriu përballet me një rrezik të afërt kërcënues për jetën, mendja nuk është në gjendje të mendojë racionalisht nga tronditja, në atë moment instinkti merr përsipër. Me instinkt, të gjithë njerëzit e njohin autoritetin absolut të Zotit dhe se vetëm Ai ka fuqinë t'i shpëtojë ata:
Pra drejtoje fytyrën tende drejt fesë si monoteist. I tillë është instinkti i natyrshëm që Zoti rrënjosi tek njerëzit. 30:30
Si përfundim, besimtarët duhet t'i luten vetëm Zotit, pasi akti i lutjes ndaj Zotit është padyshim një shprehje e vërtetë e Adhurimit.
Akti i dhjetë : Kërkimi i faljes
Ata që e adhurojnë Zotin sinqerisht gjithmonë kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Lidhja ndërmjet aktit të adhurimit dhe kërkimit të faljes është e theksuar mirë në Kuran.
- Kur Shuajbi u dërgua te banorët e Medjenit, ai tha:
"O populli im, adhuroni Zotin , ju nuk keni zot tjetër pos Tij." 11:84
Pas thirrjes së Shuajbit drejtuar popullit të tij për të adhuruar Zotin, ai shtoi: " Kërkoni falje nga Zoti juaj , pastaj pendohuni tek Ai, Zoti im është Mëshirues, i Dashur." 11:90
- Kur Nuhu u dërgua te populli i tij, ai tha:
Do të adhuroni Zotin , do ta respektoni Atë dhe do të më bindeni. 71:3
Pas thirrjes së Nuhut drejtuar popullit të tij për të adhuruar Zotin, ai shtoi: " Kërkoni falje Zotit tuaj.Vertete, Ai eshte Fales." 71:10
Kërkimi i faljes ndaj Zotit është vërtet një pranim i qartë i adhurimit të Zotit. Ata që adhurojnë vetëm Zotin kërkojnë faljen e Tij, sepse janë të sigurt se vetëm Zoti i fal mëkatet dhe jo ndonjë person ndermjetes:
Kush i fal mëkatet përveç Zotit? 3:135
Ata jane siguruar gjithashtu se mëshira e Zotit është e pakufishme dhe se Zoti ua fal të gjitha mëkatet atyre që e adhurojnë me sinqeritet :
Thuaj: "O robërit (Ibadi) e Mi, të cilët e tejkaluat se tepermi ndaj vetes, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Zotit, sepse Zoti i fal të gjitha mëkatet. Ai është Falës, Mëshirues". 39:53
Një lutje e sinqertë për falje duhet të pasohet nga pendimi:
Kërkoni falje Zotit tuaj, pastaj pendohuni tek Ai. 11:3
Pendimi ndaj Zotit duhet të jetë i sinqertë dhe të ndihet nga zemra për t'u pranuar nga Zoti:
O ju që besuat, pendohuni te Zoti me një pendim të sinqertë. 66:8
Me pas ata nuk vazhdojnë me vetëdije në atë që kanë bërë. 3:135
Përfitimet e kërkimit të faljes nga Zoti
1- Kërkimi i faljes së Zotit i mbron besimtarët nga dënimi i Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër.
Zoti nuk do t'i dënojë ata derisa ti je në mesin e tyre, dhe Zoti nuk do t'i dënonte ata nese do të kishin qene duke kerkuar falje . 8:33
2- Kërkimi i faljes së Zotit u jep besimtarëve bekime të shumta nga Zoti:
Kërkoni falje Zotit tuaj. Vërtet, Ai është Falës. Ai do t'ju furnizoje bujarisht nga qielli, do t'ju furnizojë me pasuri dhe fëmijë , do t'ju furnizoje me kopshte dhe do t'ju furnizojë me lumenj .' " 71:10-12
Dhe kërkoni falje Zotit tuaj, e pastaj pendohuni tek Ai. Ai pastaj do t'ju lejojë të gëzoni një furnizim të mirë për një afat të caktuar dhe do t'i dhurojë favorin e Tij çdo bamirësi. 11:3
3- Kërkimi i faljes nga Zoti u jep besim besimtarëve fuqi:
O populli im, kërkoni falje Zotit tuaj, pastaj pendohuni tek Ai. Ai pastaj do të dërgojë qiellin mbi ju me bollëk dhe do t'i shtojë fuqi fuqisë suaj . Mos ktheni shpinen si kriminelë. 11:52
Akti i njëmbëdhjetë : Vlerësimi dhe Mirënjohja
Kurani vërteton se shprehja e vlerësimit dhe mirënjohjes ndaj Zotit është me të vërtetë një akt adhurimi:
Falënderoni për bekimet e Zotit nëse është Ai që adhuroni . 16:114
Akti i vlerësimit dhe mirënjohjes është në fakt një shprehje e katërfishtë : 1- Të kujtuarit e bekimeve të Zotit :
Njeriu duhet të kujtojë gjithmonë bekimet e Zotit dhe të mos i marrë si të mirëqena : O njerëz, kujtoni bekimin e Zotit mbi ju. 35:3
2- Kuptimi se të gjitha bekimet vijnë nga Zoti :
Besimtarët e vërtetë nuk kanë asnjë dyshim se të gjitha të mirat që u vijnë në jetë vijnë vetëm nga Zoti dhe se asnjë qenie njerëzore nuk ka fuqi t'u sjellë dobi, përveçse në përputhje me vullnetin e Zotit. Ky mesazh është mjaft i qartë në Kuran:
Çdo bekim që keni është nga Zoti. 16:53
3- Shprehja e Vlerësimit dhe Mirënjohjes:
Kurani thekson rëndësinë e shprehjes së vlerësimit dhe mirënjohjes ndaj Zotit. Kjo duhet të shoqërohet me te qenurit me të vërtetë i kenaqur me pasuritë qe te jane dhene. Ata që janë të kënaqur me atë që kanë janë shpesh ata që gjejnë lumturinë e vërtetë. Me të vërtetë, lumturia nuk është të kemi atë që duam, por të duam atë që kemi. Vargu i mëposhtëm konstaton rëndësinë e mirenjohjes dhe shpërblimin e tij të madh:
Dhe kur Zoti yt shpalli: “Nëse falënderoni, do t'jua shtoj, e nëse mohoni atëherë dënimi Im është i ashpër. ” 14:7
Kurani thotë se bekimet e Zotit janë aq të shumta sa qenia njerëzore nuk mund t'i numërojë të gjitha:
Nëse do të ishit qe t'i numëronit bekimet e Zotit, nuk do t'i përfshinit të gjitha. Njeriu është me të vërtetë shkelës, mosmirënjohës. 14:34
Mjerisht, shumë nga këto bekime të dhëna nga Zoti merren si të mirëqena nga shumica e njerëzve. Nëse marrim parasysh shqisat tona, të dëgjuarit dhe te shikuarit, dhe një mendje më e lartë se të gjitha krijesave te tjera me të cilat ne jemi në gjendje të arrijmë sundimin në Tokë, zbulojmë se shumë njerëz i marrin këto si të mirëqena, dhe me pas vlerën e tyre e kuptojme vetem nëse humbet një nga këto shqisa. Të gjitha këto bekime janë dhënë nga Zoti.
Zoti ju nxori nga mitrat e nënave tuaja duke mos ditur asgjë, dhe Ai krijoi për ju dëgjimin, shikimin dhe zemrën, kështu me shprese që të falënderoni. 16:78
Zoti është Ai që ua bëri natën për të pushuar në të dhe ditën për te pare. Zoti është Posedues i mirësive të mëdha për njerëzit, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë. 40:61
4- Rrefimi i bekimeve të Zotit:
Shprehja e katërt e vlerësimit është të rrëfesh vazhdimisht bekimet e Zotit te të tjerët. E sa i përket bekimeve të Zotit tuaj, ju rrefeni. 93:11
Duke shpallur bekimet e Zotit, ne shprehim mirënjohjen dhe adhurimin tonë ndaj Zotit.
Akti i dymbëdhjetë : Përkushtimi dhe Dedikimi
Ky akt i fundit është padyshim më fisniku nga të gjitha ibadetet(adhurimet). Ky është akti i atyre që ia kushtojnë jetën dhe paratë e tyre çështjes së Zotit. Këta janë ata që vazhdimisht përpiqen të predikojnë rrugën drejt Zotit; atyre u premtohet shpërblimi më i lartë:
Ata që besuan, emigruan dhe luftuan në rrugën e Zotit me paratë e tyre dhe veten e tyre, kanë gradën më të madhe te Zoti. Këta janë fitimtaret. 9:20
Asnjë fjalë nuk është më e mirë se ato fjalë që predikojnë rrugën drejt Zotit:
Kush flet më mirë se ai që fton te Zoti, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë jam prej të nënshtruarve”? 41:33
Ftesa për t'ia kushtuar dhe dedikuar veten dhe paratë tona çështjes së Zotit gjendet gjithashtu në 22:67 dhe 28:87.
Vlera e madhe e një pune të tillë është e dukshme duke pasur parasysh se urdhra të tillë përkushtimi dhe dedikimi shpesh u drejtohen lajmëtarëve të Zotit. Ajeti i mëposhtëm i drejtohet profetit Muhamed:
O ti profet, Ne të dërguam ty dëshmitar, lajmëtar, paralajmërues dhe thirrës që thërret te Zoti me lejen e Tij dhe nje pishtar ndriçues. 33:45-46
Kurani gjithashtu ofron metodën optimale të predikimit dhe ftesës te Zoti:
Fto në rrugën e Zoteruesit tënd me urtësi dhe këshillo dhe debato me ta në mënyrën më të mirë të mundshme. 16:125
Konkluzioni
Këto janë dymbëdhjetë shprehjet dhe shenjat e adhurimit të Zotit.
Secili prej nesh duhet t'i bëjë vetes 2 pyetje dhe me sinqeritet të plotë:
1- Sa nga këto akte kryhen rregullisht?
2- Sa nga këto akte bëhen vetëm për Zotin ?
Përgjigja për të dyja këto pyetje do të japë një tregues të saktë të pastërtisë së adhurimit tuaj. Përgjigja do të përcaktojë gjithashtu nëse kualifikoheni për t'u bashkuar me grupin elitar të robërve të Zotit, të cilët Zoti i quan "Ibad Allah Al-Mukhlasin" (adhuruesit e pastër të Zotit). Përpiquni të merrni secilin nga dymbëdhjetë aktet më vete dhe peshoni veprimet tuaja kundrejt tij.
Për shembull, a lavdëroni dikë përveç Zotit? A e beni idhull dikë deri në atë masë sa t'i quani të përsosur (duke qene se Zoti është i vetmi përsosmëria absolute)?
A e doni dikë aq sa e doni Zotin? A e përkujtoni ndonjë emër aq sa përkujtoni emrin e Zotit, apo edhe më shumë?
A i bindeni ndonjë ligji fetar që rrjedh nga një burim tjetër nga Kurani? A e vendosni besimin dhe varësinë tuaj totale tek të tjerët duke besuar se ata kanë fuqinë t'ju ndihmojnë vetë? Nga ana tjetër, a keni shpesh frikë nga të tjerët dhe a besoni se ata kanë fuqinë t'ju dëmtojnë?
A thërrisni ndonjë qenie njerëzore të vdekur (shenjtorë, të dërguar ose profetë) dhe i luteni që t'ju ndihmojnë në çfarëdo mënyre? A besoni se ndonjë njeri ka fuqinë t'ju shpëtojë në Ditën e Gjykimit?
A jeni të kënaqur me ndjenjën se Zoti është gjithçka që ju nevojitet? A nuk i mjafton Zoti robit të Tij? 39:36
A jeni të kënaqur vetëm me përmendjen e emrit të Zotit?
Kur përmendet vetëm Zoti, zemrat e atyre që nuk besojnë në botën tjetër mbushen me neveri, por kur përmenden të tjerët pos Tij, ata gëzohen. 39:45
Dhe së fundi, a jeni të dhene pas biznesit tuaj apo të dashurve tuaj në atë masë sa që ua kushtoni gjithë jetën atyre dhe bëheni neglizhent ndaj arsyes së vetme për të cilën jemi krijuar të gjithë? Që të adhurosh Zotin:
Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit vetëm që të më adhurojnë. 51:56
Sa më e lartë shkalla e sinqeritetit që do t'i përmbaheni për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve, më saktë do të jeni në gjendje të përcaktoni nëse e adhuroni Zotin apo jo, dhe më e rëndësishmja do të tregohet nëse e adhuroni vetëm Zotin apo jo!
Marr<Koncepti i 'adhurimit' ( Një këndvështrim Kur'anor)

Duke shpallur bekimet e Zotit, ne shprehim mirënjohjen dhe adhurimin tonë ndaj Zotit. Akti i dymbëdhjetë : Përkushtimi dhe Dedikimi

Marrë nga origjinali: