Këshilla të dobishme për një kuptim më të mirë të Kuranit
Nga: A. Muhamed
Rregulli 1 : Kuptimi i drejtpërdrejtë
Në Ditën e Gjykimit, çdo popull do të jetë përgjegjës ndaj Librit të tij (45:28). Marrësit e Teuratit do të mbahen përgjegjës për librin e tyre, dhe marrësit e Inxhilit do të mbahen përgjegjës ndaj librit të tyre dhe po ashtu edhe marrësit e Kuranit, ata do të mbajnë përgjegjësi ndaj Kuranit dhe ligjit të Zotit që përmban aty.
Sipas 3:7, mësojmë se Kurani përmban dy lloje vargjesh: vargje të qarta te prera dhe vargje me disa kuptime. Vargjet e qarta janë ato që përmbajnë ligjin e Zotit, ato janë vargjet 'ligjdhënëse' të Kuranit. Meqenëse Zoti është Gjykatësi më i drejtë, këto vargje 'ligjdhënëse' jepen në një gjuhë shumë të qartë dhe të drejtpërdrejtë. Megjithatë, dhe si lexues, njeriu has shpesh në situatën kur sapo ka lexuar një nga këto ajete kuranore 'ligjdhënëse' vetëm për të parë se në interpretim, atij i është dhënë një kuptim krejtësisht tjetër nga interpretuesi! Nëse dikush duhet të hetojë arsyen e kësaj mospërputhjeje, i thuhet se Kurani është shumë i vështirë për t'u kuptuar dhe se këta interpretues të aftë kanë shpenzuar shumë vite të jetës së tyre në zotërimin e shkencës së interpretimit të Kuranit, dhe kështu interpretimi i tyre, në fakt, paraqet çfarë do të thotë vargu!
Për shumicën e lexuesve, këto përgjigje do të jenë të mjaftueshme dhe për ta, ky do të jetë fundi i çështjes, edhe pse ata mund të mbajnë ende një dyshim të pakëndshëm thellë brenda. Vetëm një pakicë shumë e vogël lexuesish do të kërkojë të gjejë përgjigje të kënaqshme për pyetjet e mëposhtme:
1 - Si mund të thotë Zoti një gjë, por interpretuesit na thonë se Zoti me të vërtetë donte të thoshte diçka krejtësisht tjetër?
2 - Si mund të na thotë një interpretues se pa interpretimin e tij të frymëzuar ne nuk do të ishim në gjendje ta kuptonim Kuranin?
3- A është Zoti joefikas në shprehjen e kuptimeve të vargjeve dhe kështu Zoti mbështetet në interpretuesit për të ndriçuar lexuesin?
4 - Si mund të pohojë Zoti se Kurani është i qartë dhe i lehtë për t'u kuptuar, megjithatë interpretuesit dhe studiuesit pohojnë se Kurani është i vështirë për t'u kuptuar?
ALR Këto janë shenjat e librit të qartë . 12:1
Ne e bëmë të lehtë për t'u kuptuar, në gjuhën tuaj, në mënyrë që ata të përkujtohen. 44:58
5 - Si mund të na thotë Zoti se Kurani është plotësisht i detajuar, por interpretuesit shtojnë një mori fjalësh në interpretimet e tyre, asnjëra prej të cilave nuk gjendet në tekstin e Kuranit, pastaj pretendojnë se kuptimi është i paplotë pa këto fjalë të shtuara?
6 - Zoti na informon se Ai është i Cili është në gjendje të bekojë këdo me kuptimin e saktë të Kuranit dhe kuptimin e mesazhit Kur'anor (55:1-2 dhe 75:19). Megjithatë, studiuesit na thonë se askush nuk mund ta kuptojë Kuranin pa interpretimet e tyre!
I Plotfuqishmi mësoi Kuranin . 55:1-2
Pastaj është mbi Ne shpjegimi i tij. 75:19
Besimtarët e vërtetë do të zgjedhin gjithmonë t'i besojnë fjalëve të Zotit dhe jo fjalëve të një interpretuesi. Ata gjithmonë do të pranojnë kuptimin e drejtpërdrejtë të ajetit kuranor dhe jo ndonjë kuptim të paqartë dhe të largët. Në këmbim, Zoti e ka bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar nga besimtarët e vërtetë. Për sa u përket atyre që zgjedhin të besojnë tjetër përveç Zotit, Zoti ka vendosur mburoja mbi sytë dhe zemrat e tyre që i pengojnë ata të kuptojnë Kuranin. Atyre nuk u lejohet qasja në të vërtetën Kur'anore edhe pse mund të jenë profesorë të gjuhës arabe dhe mund të kenë kaluar gjithë jetën me kokën e tyre të zhytur në atë që ata e quajnë "shkenca e interpretimit të Kur'anit"!
Kush është më tejkalues se ai, i cili u përkujtua me shpalljet e Zotit të tij, por ai u largua prej tyre dhe harroi atë që sollen duart e tij? Ne u kemi vendosur perde në zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë, dhe shurdhim në veshët e tyre. Nëse i fton ata në udhëzim, ata nuk do të udhëzohen kurrë. 18:57
Shembulli i mëposhtëm tregon një rast të tillë ku kemi një varg kuranor të formuluar shumë qartë si 'ligjdhenie'. Fjalët në këtë varg mund të kenë vetëm një kuptim, megjithatë shumica e muslimanëve janë shtyrë të refuzojnë kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në vend të kësaj të pranojnë një kuptim të shtrembëruar:
Haxhi është gjatë muajve të njohur, kështu që kushdo që e kryen haxhin në to (muajt e njohur) duhet të përmbahet nga kontaktet seksuale, ligësia dhe grindjet gjatë haxhit. 2:197
Fjalët e mësipërme tregojnë qartë se Zoti ka vendosur që Haxhi të kryhet në çdo kohë gjatë muajve të caktuar . Këta janë katër muajt që Zoti i quan "Hurum" në 9:36.
Megjithatë, për t'iu përmbajtur haditheve të ndryshme, interpretuesit e kanë kufizuar Haxhin në 10 ditët e para të muajit Dhul-Hixheh (muaji i 12-të i kalendarit islam). Kur pyeten pse e kufizojnë Haxhin në vetëm 10 ditë kur Zoti ka lejuar që Haxhi të kryhet në çdo kohë gjatë 4 muajve Hurum, ata dalin me shpjegimet më irracionale, një prej të cilave është:
- Në kohët e vjetra njerëzit udhëtonin me deve dhe kështu duheshin muaj për të arritur në Mekë! Pra, 2:197 nuk thotë në të vërtetë që Haxhi mund të kryhet në çdo kohë gjatë 4 muajve, ajo që do të thotë 2:197 është se njerëzit mund të bëjnë nijet për haxh gjatë 4 muajve!
Përveç faktit se ky shpjegim kundërshton universalitetin (kohën dhe vendin) e ligjit kuranor duke e bërë ligjin e Haxhit në Kuran të modeluar thjesht nga udhëtarët e deveve të shekullit të 7-të, megjithatë, le të supozojmë se ky shpjegim është legjitim, ne do të duhej të arrinim në përfundimin se një udhëtar me deve që bën nijetin për haxh ditën e parë të 4 muajve, pastaj hipi në devenë e tij dhe arrin një ose dy muaj më vonë, në të vërtetë do të kishte humbur 10 ditët e haxhit!
- Disa të tjerë do të na thonë se ky ajet kuranor (2:197) është shfuqizuar me një hadith të caktuar! Eshtë e panevojshme të thuhet se koncepti i Shfuqizimit Kur'anor është një gënjeshtër e madhe dhe fyerje ndaj Fjalëve të Zotit për të cilat na thuhet se janë të pandryshueshme:
Nuk ka ndryshim të Fjalëve të Zotit. 10:64
Për më shumë detaje, ju lutemi shihni: Gënjeshtra e Shfuqizimit të Kuranit
Vërtet, vetëm kuptimi i drejtpërdrejtë i vargjeve 'ligjdhenese' duhet pranuar. Ne duhet të pranojmë pa asnjë rezervim se Zoti është më i zoti dhe më i aftë për të shprehur çdo kuptim. Zoti nuk ka nevojë për shtesat e interpretuesit për ta bërë të qartë kuptimin! Zoti është i Plotfuqishmi. Aftësia e tij është e pakufizuar; Ai është Sovran mbi çdo gjë.
Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës. Ai sjell ne jete dhe vendos ne vdekje, dhe Ai është i aftë për çdo gjë. 57:2
Është shumë fyese për Zotin të supozohet se fjalët e Kuranit që përcaktojnë Ligjin e Tij mund të nënkuptojnë çdo gjë përveç kuptimit të tyre të mirëfilltë. Fjalët e Zotit janë zgjedhur me saktësinë maksimale në mënyrë që të përçojnë më mirë kuptimin. Të interpretosh secilin varg kuranor 'ligjdhenes' duke shtuar ose zbritur qoftë edhe një fjalë
në të do të thotë të bësh një mëkat të rëndë. Ne duhet të kontrollojmë çdo përpjekje të tillë dhe të ruhemi kundër tyre.
Besimtarët e vërtetë, kur zbulojnë se nuk e kanë ndjekur kuptimin e mirëfilltë të Kuranit, gjithmonë dhe pa asnjë hezitim, do të ndryshojnë mënyrat e tyre të vjetra në vend që të vazhdojnë të ndjekin kuptimet e shtrembëruara të tekstit kuranor.
Ne duhet të jemi veçanërisht vigjilentë ndaj mashtrimeve të shumta të Shejtanit. Në këtë temë të veçantë, ai do të sajojë fjalë të zbukuruara dhe do t'ia atribuojë ato profetëve të ndryshëm:
Dhe kështu Ne kemi bërë për çdo profet armiq nga djajtë njerëz dhe xhinë. Ata i frymëzojnë njëri-tjetrit thënie të zbukurura për të mashtruar. Sikur të kishte dashur Zoti yt, ata nuk do ta bënin atë. Shpërfilli ata dhe atë që trillojnë . 6:112
Në ajetin në vijim (6:113), na thuhet se Zoti e lejon këtë të ndodhë për të ekspozuar hipokritët të cilët më mirë do të mbështesnin trillimet e dyshimta sesa sigurinë e fjalëve Kur'anore.
Nuk është për t'u habitur që vargu tjetër (6:114) konfirmon se Zoti është ligjvënësi i vetëm dhe se Kurani është 'plotësisht i detajuar' .
Rregulli 2 : Asnjëherë mos i shtoni një fjalë tekstit kuranor dhe as mos hiqni asnjë
Është shumë e zakonshme kur lexoni një interpretim të një vargu kuranor ose të një tjetri, të gjeni fjalë të shtuara nga interpretuesi që nuk shfaqen në tekstin kuranor. Këto fjalë i shtojnë interpretimit një element që nuk rrjedh nga vetë teksti. Prandaj, është thelbësore gjatë leximit të Kuranit, dhe veçanërisht ajeteve ligjdhënëse, të hidhni poshtë çdo interpretim që bazohet në fjalë që nuk gjenden në tekstin kuranor. Ne duhet të pranojmë se Zoti është më efikasi në përcjelljen e mesazhit të çdo vargu të Kuranit. Sikur Zoti ta shihte të nevojshme të shtonte fjalë të tilla, Zoti do t'i kishte shtuar ato vetë. Pra, kuptimi i saktë i çdo ajeti kuranor është kuptimi që bazohet në asgjë tjetër përveç fjalëve aktuale të ajetit.
Të njëjtat probleme mund të rezultojnë nga lënia e ndonjë fjale të ajetit ose hedhja e rëndësisë së tyre kur lexojmë Kuranin.
Një nga shembujt se si shtimi i vetëm një ose dy fjalëve mund të humbasë plotësisht kuptimin gjendet në vargun e mëposhtëm :
Kur përmendet Zoti vetëm , zemrat e atyre që nuk besojnë në botën tjetër mbushen me neveri, por kur përmenden të tjerë pos Tij, ata gëzohen. 39:45
Interpretues të ndryshëm gjatë interpretimit të këtij ajeti fusnin fjalët (zota të tjerë) në interpretimin e tyre në mënyrë që të nënkuptojnë, "por kur (zota të tjerë) përmenden krahas Tij..."
Kjo shtesë në dukje e pafajshme në tekstin kuranor e zhvesh këtë varg nga aplikimi i tij universal.
Shtimi i këtyre 2 fjalëve ndryshon mesazhin potent të këtij vargu. Fjala arabe e përdorur në tekstin kuranor është 'dunihii' që do të thotë 'të tjerët përveç Tij'. Prandaj, të kufizosh kuptimin në 'zota të tjerë' kur fjala 'të tjerë' përfshin te gjithe te tjeret përveç Zotit, dhe jo vetëm 'zota të tjerë', është një korruptim i vargut. Fjala e pakufizuar kuranore 'të tjerët' do të përfshinte zota të tjerë, engjëj, profetë, shenjtorë e kështu me radhë. Sigurisht, nëse Zoti do të donte që kuptimi të kufizohej në 'zota të tjerë' Zoti do të kishte thënë: 'por kur të përmenden zotat e tjerë'. Zotit nuk i mungojnë fjalët!
Rregulli 3 : Te kërkosh për 'fjalët kyçe'
Zoti, në urtësinë e Tij të pafund dhe njohurinë e Tij për 'gajbin' (të padukshmen), është i vetëdijshëm për manipulimet që do të hyjnë në interpretimet e vargjeve të ndryshme kuranore.
Për t'iu kundërvënë gabimeve të tilla interpretimi, Zoti na jep fjalë kyçe të ndryshme brenda vargjeve të tilla, të cilat Zoti e di se do te bien pre e manipulimit. Roli i fjalëve kyçe është që të na ndihmojnë në nxjerrjen e kuptimit të saktë të vargut dhe gjithashtu të ekspozojmë gënjeshtrën brenda interpretimeve të manipuluara.
Më poshtë janë disa shembuj të fjalëve kyçe të tilla të lavdishme:
Shembulli 1 - Fjalët "farada feehinna" në 2:197
Haxhi është gjatë muajve të njohur, kështu që kushdo që 'farada el-Haxh' (e kryen Haxhin) në to (muajt e njohur) duhet të përmbahet nga kontaktet seksuale, ligësia dhe grindjet gjatë haxhit. 2:197
Pavarësisht nga siguria e theksuar në fjalët "Haxhi është gjatë muajve të njohur" në përcaktimin e kohëzgjatjes së haxhit si muajt e njohur, prap se prap ky ajet është subjekt i interpretimeve të gabuara që kanë rezultuar në kufizimin e Haxhit në ditët e para të muajit Dhul Hixhe. Ky implikim i këtij manipulimi të qëllimshëm të 2:197 rezulton në pengimin e miliona muslimanëve nga zbatimi i praktikës së tyre fetare të Haxhit. Numri i njerëzve të cilëve u është dhënë viza për të vizituar Xhaminë Al-Haram, ne Arabine Saudite, për të kryer haxhin është shumë i vogël në krahasim me atë që do të ishte nëse ligji i Zotit për katër muajt do të respektohej dhe zbatohej. Katër muajt e Haxhit janë 4 Muajt Hurum ( 9:36 ).
Kur dijetarët pyeten se përse e shpërfillin ligjin kuranor të 2:197, ata thonë se muajt e përmendur në 2:197 flasin për udhëtimin e haxhit apo qëllimin e haxhit dhe jo për vetë haxhin.
Megjithatë, Zoti na dha fjalë kyçe në varg për të ekspozuar interpretime të rreme. Ato janë 2 fjalët arabe "farada feehinna" .
1- Fjala e parë është “farada” që është folja nga emri farz, fjala “farz” do të thotë një detyrë e detyrueshme e caktuar nga Zoti ndaj besimtarëve. Salati është 'farz' ashtu është edhe Zekati dhe Haxhi. Kështu folja "farada" (folje) do të thotë të kryesh detyrën e obligueshme.
2- Fjala e dytë, "feehinna" , permban dy fjalë arabe të bashkuara. Ato janë 'fi' që do të thotë (në), dhe 'hinna' që do të thotë (atyre) dhe përdoret në gjininë femërore për t'iu referuar 'muajve të njohur' . Kështu e gjithë fjala do të thotë (në to). Duke vendosur këto fjalë brenda vargut marrim:
Kushdo që kryen haxhin në to (muajt e caktuar) … 2:197
Në këto dy fjalë arabe ekzekutoni Haxhin në to Zoti miraton lejueshmërinë e kryerjes së Haxhit në çdo kohë gjatë muajve të caktuar .
Rregulli 4 : Kurani është fjalori i vetes
Kur lexojmë Kuranin gjejmë fjalë specifike në të gjitha vargjet që janë të dobishme në përcaktimin e kuptimit të saktë të ajetit. Përveç një numri relativisht të vogël fjalësh që përdoren vetëm një herë në Kuran, shumica e fjalëve shfaqen në vargje të shumta.
Përsa i përket vargjeve ligjdhënëse, i kuptuari i saktë i kuptimit të fjalëve kyçe të tyre është thelbësor për të ndjekur ligjin që përmban. Për ta bërë këtë, nuk mjafton të kërkosh fjalë të tilla në një fjalor. Fjalori është një libër i krijuar nga njeriu dhe është në gjendje të na japë vetëm kuptimin e tanishem dhe të pranueshëm të fjalëve, por jo domosdoshmërisht kuptimin kuranor të fjalëve të tilla.
Në fakt, shumë fjalëve kur shikohen në një fjalor u jepen kuptime krejtësisht të ndryshme nga mënyra se si këto fjalë përdoren nga Zoti në Kuran.
Fjalët: 'ummi', 'shehid' dhe 'raxhim' janë disa shembuj të fjalëve të tilla. Kuptimi i pranuar aktualisht i këtyre fjalëve është si vijon:
- Ummi = analfabet.
- Shehid = dikush që vdes në rrugën e Zotit.
- Raxhim = gurezim.
Kuptimet e këtyre fjalëve, siç përdoren në Kuran, janë krejt të ndryshme! 1- Fjala "Ummi" (njëjës) dhe "Ummijuun" (shumës)
Kjo fjalë do të thotë një person (ose një popull) që nuk ka marrë kurrë një Shkrim nga Zoti. Vërtetimi i kuptimit të saktë kuranor të kësaj fjale gjendet në një sërë vargjesh:
Ai është i Cili ka dërguar te 'ummijinet' një të dërguar nga mesi i tyre. 62:2
Zoti i dërgon një lajmëtar një populli që nuk ka marrë një Shkrim më parë dhe jo një populli që nuk di të lexojë apo shkruajë.
Thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe Ummijineve: "A jeni nenshtruar?" 3:20
Fjala 'ummijjiin' përdoret në 3:20 si një antonim i 'atyre që u është dhënë Shkrimi' . Per me teper, Zoti nuk po e udhëzonte të dërguarin e Tij që t'i pyeste ata që nuk dinë të lexojnë apo shkruajnë nëse janë nënshtruar!
2- Fjala 'shehid'
Fjala 'shehid' përdoret vazhdimisht në Kur'an me kuptimin 'dëshmitar'. Megjithatë, kuptimi që pranohet përgjithësisht sot është një person që vdes në rrugën e Zotit ose 'dëshmor'. Kuptimi i saktë (dëshmitar) vërtetohet në ajete të shumta kuranore si:
Ditën që do të nxjerrim nga çdo popull një 'shehid' (dëshmitar) , atyre që nuk besuan nuk do t'u jepet leje dhe as nuk do t'u pranohet arsyetimi. 16:84
Pra, si do të jetë kur Ne të sjellim një 'shehid' (dëshmitar) nga çdo komb dhe te sjellim ty si 'shehid' (dëshmitar) mbi këta? 4:41
Zoti është 'shehid' (dëshmitar) për çdo gjë. 4:33
Unë nuk u kam thënë atyre tjetër përveç asaj që më urdhërove Ti të them: “Adhuroni Zotin, Zoteruesin tim dhe Zoteruesin tuaj”. Unë isha 'shehid' (dëshmitar) mbi ta për aq kohë sa isha në mesin e tyre. Kur më ktheve, Ti ishe Mbikqyres i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. 5:117
Fjalët në 5:117 janë me interes të veçantë duke qenë se janë thënë nga Jezusi dhe në të cilat ai thotë se ishte 'shehid' për sa kohë që ishte gjallë .
Jo vetëm që kuptimi i pranuar aktualisht i 'shehid' është në kundërshtim me përdorimin kuranor të fjalës, por i gjithë koncepti i martirizimit është në kundërshtim me të vërtetën kur'anore.
Ata që mbrojnë kuptimin e pasaktë të fjalës 'shehid' si (dëshmor) e zgjerojnë fushën e këtij koncepti të pasaktë për të përfshirë ata që vdesin në zjarre, mbytje, viktima të sulmeve terroriste etj.
Në të kundërt, ne lexojmë në Kuran se mënyra me të cilën një person vdes nuk ka asnjë lidhje me fatin e tij në Ahiret:
- Besimtari i sinqertë është i destinuar per në Parajse , pavarësisht nga mënyra se si vdes . Ai mund të kishte vdekur në luftë ose në gjumë. Hyrja e tij në Parajse garantohet nga besimi dhe veprat e tij dhe jo nga mënyra e vdekjes së tij.
Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, dhe është besimtar, do të hyjë në Parajse . 4:124
- Njëlloj, për një jobesimtar: mënyra me të cilën ai vdes ose vritet nuk do ta ndryshojë kurrë fatin e tij; ai kurrë nuk do të futet në Parajse . Kjo vërtetohet në ajetin vijues:
Kushdo që i bën shok Zotit, Zoti ia ka ndaluar Parajsen dhe strehimi i tij është zjarri. 5:72
Asnjë nga 2 ajetet e mësipërme nuk i jep ndonjë rëndësi mënyrës së vdekjes në vendosjen e fatit as të besimtarëve, as të jobesimtarëve.
Së fundi, vargu vijues ofron dëshmi edhe më bindëse:
Nëse vriteni në rrugën e Zotit ose vdisni , falja dhe mëshira nga Zoti janë më të mira se çdo gjë që mund të grumbullojnë ata. 3:157
Fjalët e nënvizuara vërtetojnë se besimtarëve që luftojnë në rrugën e Zotit u premtohet falje dhe mëshirë nga Zoti, qofshin ata që vdesin në rrugën e Zotit ose vdesin me vdekje të natyrshme . Edhe një herë duke konfirmuar se mënyra e vdekjes nuk luan asnjë rol në vendosjen e fatit të personit në botën tjetër.
3- Fjala 'raxhim'
Kjo fjalë është interpretuar si "ai që vritet me gurë". Bazuar në këtë interpretim, rituali jokuranor i 'gjuajtjes me gurë djallit' (rexhm) është justifikuar.
Kuptimi kuranor i fjalës 'raxhim' është krejt i ndryshëm. Kur Shejtani u rebelua dhe nuk iu bind Zotit, Zoti i tha:
Ai tha: "Atëherë dil prej aty, se ti je "raxhim" (i dëbuar). 38:77
Shejtanit nuk po i thuhej se Zoti do ta vriste me gurë, por se Zoti e dëboi dhe se ai është i dëbuar.
------------------------------------
Në fund të fundit, fjalori më i mirë për fjalët kuranore është vetë Kurani. Për të arritur në kuptimin e saktë kuranor të një fjale, duhet të mbledhim të gjitha vargjet ku përdoret ajo fjalë. Duke i parë ato vargje dhe duke krahasuar përdorimin e fjalës në secilin prej tyre, kuptimi i saktë do të jetë ai që është në harmoni me secilin prej vargjeve të rishikuara. Nëse një kuptim pajtohet me disa vargje, por jo me një tjetër, atëherë ai nuk është kuptimi i saktë.
Rregulli 5 : Vargje të lidhura
Kur studiojmë ndonjë temë në Kuran, ne duhet të shikojmë tërësisht të gjitha ajetet që trajtojnë atë temë specifike. Të nxjerrim ndonjë përfundim ose rregull nga një varg veçmas, shpesh mund të jetë mashtruese.
Në shumë mënyra, Kurani është ndryshe nga çdo libër tjetër (shih: Hyrje në Kuran ). Nuk është as libër akademik dhe as libër me poezi. Megjithatë, ai përmban një pasuri njohurish të ofruara me një stil komandues. Ndërsa si një libër akademik, kur trajton një temë specifike, normalisht do të përdorte modelin e mësuar që përfshin një hyrje, një
prezantim dhe një përfundim, Kurani ndryshon aq sa gati duke i hequr të gjitha formalitetet tradicionale.
Në çdo libër tjetër përveç Kuranit, do të pritej që secili kapitull të trajtojë një temë kryesore. Ky nuk është gjithmonë rasti me Kuranin, sepse megjithëse shumë nga suret më të shkurtra trajtojnë një temë ose incident të veçantë, nuk është e pazakontë të gjesh sure të tjera që mbulojnë shumicën e temave kryesore të Kuranit (p.sh. Surja 2). Prandaj, shpesh gjejmë të njëjtën temë kuranore të trajtuar në më shumë se një kapitull. Për më tepër, brenda të njëjtit kapitull, shpesh e gjejmë temën të ndryshuar kategorikisht nga një varg në tjetrin pa ndonjë parapërgatitje. Arsyeja për këtë është se Kurani është Libër i së Vërtetës Hyjnore dhe jo pikëpamje. E vërteta hyjnore, ndryshe nga pikëpamjet njerëzore, nuk ka nevojë për paraqitje të hollësishme apo justifikim të shkathët. Çdo varg i vetëm Kur'anor është e Vërteta Hyjnore dhe është në gjendje të zbulojë një të vërtetë të pavarur, kudo që të vendoset brenda Librit. Çdo e vërtetë e pavarur është pjesë e pasqyrës së përgjithshme që shfaqet gjatë studimit të një teme të caktuar Kur'anore. Ajetet kuranore janë përsosur (11:1) që asnjë ajet nuk do të cenojë apo zhvleftësojë një tjetër, por në të njëjtën kohë, asnjë koncept i përgjithshëm kuranor nuk mund të nxirret nga një varg i veçuar.
Rregulli 6 : T’i permbahemi kontekstit të duhur
Një rregull tjetër i rëndësishëm që duhet ndjekur për të arritur kuptimin e saktë të fjalëve kuranore është të sigurohemi që t'i përmbahemi kontekstit të saktë të fjalëve kuranore që po lexojmë.
Një gabim i zakonshëm, që gjendet në libra të shumtë të interpretimit kuranor, është nxjerrja e disa fjalëve kuranore nga konteksti i vargut në të cilin ato shfaqen, duke nënkuptuar kështu një kuptim të gabuar të fjalëve të Zotit.
Një shembull i tillë është në interpretimin e fjalëve të mëposhtme:
Ajo që Zoti i dhuroi të dërguarit të Tij nga banorët e fshatrave , i takon Zotit dhe të dërguarit, të afërmve, jetimëve, nevojtarëve dhe të pastrehëve. Kjo është në mënyrë që të mos qarkullojë vetem rreth të pasurve mes jush. Çfarëdo që tju jape i dërguari, merreni
dhe çfarëdo që ai kufizon prej jush, lereni atë.Druajuni Zotit. Vërtet, Zoti është i ashpër ne denim. 59:7
Fjalët e mësipërme kuranore konstatojnë çështjet e mëposhtme të rëndësishme:
1- Fjalët në 59:7 dhe vargjet para tij flasin në mënyrë specifike për plaçkën e luftës . Fjalët "Ajo që Zoti i dhuroi të dërguarit të Tij nga banorët e fshatrave" vërtetojnë se tema është plaçka e luftës.
2- Burimi i asaj që u jepet njerëzve nga i dërguari “çfarëdo që tju jape i dërguari” është Zoti dhe jo i dërguari. Kjo vërtetohet me fjalët "ajo që Zoti i dhuroi të dërguarit të Tij" . Kjo do të thotë se çdo gjë që u jepet besimtarëve, edhe pse u jepet nga i dërguari, burimi është përsëri Zoti. Plaçkat e luftës iu dhane të dërguarit në mënyrë që ai t'i shpërndante ato në përputhje me rregullat e Zotit.
3- I dërguari duhet të shpërndajë plaçkën e luftës, të dhene nga Zoti, tek grupet e mëposhtme: "të afërmit, jetimët, nevojtarët dhe të pastrehët".
4- Pas këtyre fjalëve, Zoti thotë që besimtarët të pranojnë atë që u jep i dërguari (nga plaçka) dhe ta lene atë që nuk u jepet. Me fjalë të tjera, Zoti po u thotë besimtarëve që të pranojnë mënyrën se si i dërguari i shpërndan këto plaçka lufte pa shprehur pakënaqësi .
5- Fjalët "kështu nuk do të qarkulloje vetëm rreth të pasurve në mesin tuaj" jane një dëshmi tjetër përfundimtare se Zoti nuk po flet për hadithin apo sunetin e të dërguarit, por po flet për përfitime materiale , dmth për plaçkën e luftës.
6- E njëjta thirrje nga Zoti drejtuar njerëzve që të pranojnë mënyrën me të cilën profeti shpërndan plaçkën e luftës (59:7) përsëritet në lidhje me shpërndarjen e bamirësisë. Në 9:58-59, ne lexojmë gjithashtu udhëzimin nga Zoti për njerëzit që të pranojnë shpërndarjen e bamirësisë nga profeti pa ndonjë pakënaqësi:
Disa prej tyre te kritikojnë në lidhje me bamirësitë. Nëse atyre u jepet një pjesë e saj, ata janë të kënaqur dhe nëse nuk u jepet një pjesë e saj, ata zemërohen . Sikur të ishin të kënaqur me atë që u kishte dhënë Zoti dhe i Dërguari i Tij dhe të thoshin: "Na mjafton Zoti. Zoti do të na furnizojë me dhuntinë e Tij ashtu si edhe i dërguari i Tij. Zoti është ai që ne synojme". 9:58-59
Pavarësisht pohimeve të mësipërme, ne gjejmë një numër të madh përkthyesish fajtorë për sa vijon:
1- Nxjerrja e fjalisë "çfarëdo që tju jape i dërguari" në 59:7 jashtë kontekstit të ajetit. 2- Pretendohet se fjalët "çfarëdo që tju jape i dërguari" i referohen hadithit të profetit Muhamed, ndërsa në fakt ato i referohen plaçkës së luftës.
3- Gjithashtu pretendohej se burimi i asaj që jepet dhe asaj që mbahet është profeti kur fjalët kuranore thonë qartë se burimi është Zoti "ajo që Zoti ka dhuruar" . 4- Si rezultat i këtij interpretimi të manipuluar, detyra e caktuar për të dërguarin në 59:7 u ndryshua nga shpërndarja e plaçkës së luftës në përputhje me rregullat e përshkruara në të njëjtin varg, në dikë që i jepet autoriteti për të qenë ligjvënës përveç Zotit.
Rregulli 7 : Adresim Universal
Kurani, duke qenë shpallja përfundimtare nga Zoti, i drejtohet gjithë njerëzimit dhe për të gjitha kohërat. Nëse ajeti kuranor në studim nuk përcakton në mënyrë specifike se ai kufizohet në një popull apo epokë të caktuar, ai u drejtohet të gjithë njerëzve në çdo kohë. Për më tepër, të gjitha ajetet që fillojnë me 'thuaj', përveç nëse i drejtohen qartë një personi ose të dërguari të caktuar, ato u drejtohen të gjithë besimtarëve në çdo kohë (p.sh. 3 suret e fundit në Kuran).
Ky rregull është shkelur dhe abuzuar shumë nga shumë interpretues për të manipuluar kuptimin e Fjalëve të Zotit. Për të demonstruar këtë çështje, merrni parasysh shembullin e mëposhtëm:
Supozoni se na janë dhënë informacioni i mëposhtëm për një shkollë të caktuar: 'Gjysma e nxënësve në shkollë janë meshkuj.'
Nëse duam të korruptojmë këtë statistikë të thjeshtë, mund të nënkuptojmë se gjysma e nxënësve që janë mbi dymbëdhjetë vjeç janë meshkuj. Ose mund të themi se vetëm nga disa vite, le të themi 1986-1988, gjysma e studentëve ishin meshkuj. Natyrisht, të dyja këto kufizime të vendosura në deklaratën origjinale janë manipulim. Teksti origjinal nuk përmbante kufizime për moshën e studentëve dhe nuk specifikonte një kohë specifike. Për ta lexuar saktë këtë pohim, duhet të themi se gjysma e nxënësve, në çdo kohë dhe të të gjitha moshave janë meshkuj.
Ligji i Zotit në Kuran është për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohërat, përveç nëse ajeti specifikisht thotë ndryshe.
Kur disa vargje flasin për njerëz ose kohë specifike, Zoti na e bën shumë të qartë këtë kufizim brenda vargut. Një shembull i kësaj mund të gjendet në vargjet që detajojnë disa nga ndalesat që iu imponuan hebrenjve si ndëshkim për shkeljen e tyre:
Për shkak të shkeljeve të hebrenjve, Ne ua ndaluam atyre të mirat që ishin të lejuara për ta dhe për shkak të largimit të tyre nga rruga e Zotit. 4:160
Rrjedhimisht, pretendimi se një varg i caktuar i drejtohet vetëm një populli të caktuar ose një periudhe të caktuar kohore, pa ekzistimin e provave të qarta në ajet për të treguar një kufizim të tillë, është një manipulim i qëllimshëm i Fjalëve të Zotit.
Rregulli 8 : Rëndësia e sfondit historik
Këtu duhet përmendur një fjalë e veçantë për atë që zakonisht quhet 'Asbaab el-nuzool' që nënkupton arsyet historike pas shpalljes së vargjeve të ndryshme Kur'anore.
Shumë prej ajeteve kuranore lidhen me incidente të veçanta që ndodhën në kohën e shpalljes së Kuranit. Vargjet e mëposhtme janë shembuj:
1- Kur i the atij të cilit Zoti i kishte dhuruar mirësi dhe ti i dhurove mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe ki frikë Zotin” dhe e fshehe brenda vetes atë që Zoti ka caktuar qe të dihet; ti iu frikesove njerëzve, kur ishte Zoti që është më i denjë për t'iu frikësuar. Pastaj, kur Zeidi e prishi lidhjen e tij me të, Ne te bëmë të martoheshe me të për të vërtetuar se asnjë faj nuk bie mbi besimtarët për martesën me gratë e djemve të tyre të adoptuar, nëse këta të fundit e kanë prishur lidhjen e tyre me to. Urdhri i Zotit duhet të zbatohet. 33:37
2- O ti profet, pse e ndalon atë që të ka lejuar Zoti, duke kërkuar t'i kënaqësh gratë e tua? Zoti është Falës, Mëshirues. 66:1
1. Është thënë në lidhje me të parin nga këto dy ajete, se sfondi historik thotë se martesa e Zejdit dhe Zejnebit u bekua nga profeti. Meqenëse Zeidi ishte një skllav i liruar dhe Zejnebja ishte në shtresën e lartë të Mekës, martesa e tyre ishte një simbol i vëllazërisë së Islamit. Megjithatë, martesa e tyre nuk ishte e lumtur. Zejnebja e shikonte Zeidin me përçmim për shkak të prejardhjes së tij. Zeidi dëshironte të divorcohej nga Zejnebja dhe kërkoi miratimin e profetit. Profeti, pasi e bekoi martesën për atë që doli garant, kishte frikë se një divorc do të shkaktonte
talljen e njerëzve, dhe kështu e këshilloi Zeidin kundër divorcit. Profeti iu frikesua reagimit të njerëzve kur duhej t'i kishte frikë vetëm Zotit.
Sfondi historik i ajetit të dytë thotë se profeti shkoi për të vizituar njërën nga gratë e tij, Hafsa, dhe qëndroi me të për një kohë dhe ajo i ofroi pak mjaltë. Kur ai u kthye te gratë e tjera të tij, Aishja dhe Sevda, ato ishin xheloze dhe e akuzuan atë se kalonte më shumë kohë me Hafsën sesa me to. Ato thanë se edhe ato kishin mjaltë për t'i ofruar. Ato i shkaktuan një shqetësim të madh sa qe ai tha se nuk do ta shijonte më mjaltin (e ndaloi për veten e tij).
Duhet thënë se këto ngjarje historike, qofshin të vërteta apo jo, nuk janë dhënë në Kuran sepse nuk kontribuojnë në mesazhin e Librit. Përveç kësaj, sfondi historik i çdo vargu kuranor nuk duhet të ndryshojë ose të zhvlerësojë ligjin e qenësishëm në varg. Këto dy vargje shpallin ligjet e mëposhtme:
Vargu i parë (33:37)
1- Besimtarët nuk duhet të kenë frikë nga njerëzit. Ata nuk duhet t'i frikësohen askujt përveç Zotit.
2- Nuk është e ndaluar që burri të martohet me gruan e divorcuar të djalit të tij të adoptuar.
Vargu i dytë (66:1)
1- Profetit, apo në të vërtetë çdo qenieje njerëzore, nuk i është dhënë autoriteti për të ndaluar ndonjë gjë që Zoti e ka bërë të lejuar.
-------------------------------------------------- --
Si rezultat i zbatimit të sfondit historik, disa studiues i kanë interpretuar këto dy vargje në një mënyrë krejtësisht të korruptuar duke thënë:
1- Ajeti 1 i sures 66 vlen vetëm për mjaltin dhe se profetit i lejohet të ndalojë gjëra të tjera!
2- Se ligji që lejonte burrin të martohej me gruan e divorcuar të djalit të tij të adoptuar zbatohej vetëm në kohën e profetit dhe jo për të gjitha kohërat!
Ndoshta Zoti, duke qenë i vetëdijshëm për të gjitha korruptimet e ardhshme, ka shmangur qëllimisht në 66:1 çdo përmendje të artikullit që profeti ia kishte ndaluar vetes, në mënyrë që t'u tregojë besimtarëve të vërtetë se natyra e artikullit në vetvete nuk ka asnjë rëndësi. Mund të ketë qenë mjaltë, qumësht ose kikirikë! Ajo që ka rëndësi është se profeti nuk ka autoritet për të ndaluar asgje të lejuar nga Zoti.
Nga sa më sipër, mund të konkludojmë se pavarësisht nëse lexojmë ose jo sfondin historik të këtyre ngjarjeve, kuptimi ynë i ligjeve që Zoti vendosi në këto dy vargje është i paprekur.
Prandaj, para se të zhytet në të ashtuquajturën shkencë të arsyeve historike, lexuesi duhet të ketë parasysh sa vijon:
1- Pretendimi se Zoti shpalli një varg të caktuar, që përmban një rregull ose ligj, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një ngjarjeje historike specifike, do të nënkuptonte se nëse kjo ngjarje historike nuk do të ndodhte, mund të mos na ishte dhënë ai rregull/ligj nga Zoti. !
Do të ishte një keqkuptim total të nënkuptohej se divorci i Zeidit dhe Zejnebit (33:37 më lart) ishte arsyeja për legjislacionin që Zoti dekretoi në 33:37! Është më shumë në përputhje me të vërtetën Kur'anore të thuhet se Ligji i Zotit është i pavarur nga çdo ngjarje historike. Me këtë në mendje, termi 'Asbaab Al Nozool' (Arsyet historike pas shpalljeve) bëhet çorientues në koncept.
Çdo varg kuranor, që përmban Ligjin e Zotit, nuk shpallet kurrë për të përshtatur një incident historik.
2- Të pretendosh se një ngjarje e caktuar historike ka qenë arsyeja e shpalljes së një ajeti të caktuar kuranor, që shpesh është pretendimi i interpretuesve të ndryshëm, nënkupton se rregulli dhe ligji që përmban ky varg lidhet vetëm me vende lokale dhe kohë specifike. Kjo bie ndesh me natyrën universale të Ligjit të Zotit, i cili është i zbatueshëm për të gjithë njerëzit dhe në të gjitha kohërat, pavarësisht se çfarë ngjarje historike ka ndodhur në atë kohë. Ligji i Zotit qëndron i pavarur nga të gjitha incidentet që kanë të bëjnë me një kohë ose një vend. Ligji i Zotit do të shpallej,pavaresisht nëse këto incidente ndodhën apo jo.
3- Kurani me të vërtetë flet për ngjarje të shumta historike, jo sepse Kurani është një libër historie, por sepse rrëfimi i këtyre ngjarjeve kontribuon në mesazhin kuranor në tërësi. Për këtë nuk na jepen të gjitha detajet e atyre ngjarjeve historike por vetëm detajet që i shërbejnë mesazhit të Kuranit.
Si rezultat, të pretendosh se detajet historike të dhëna në Kuran lidhur me ndonjë ngjarje historike nuk janë të mjaftueshme dhe se ne duhet ta lexojmë atë ngjarje nga burime të tjera në mënyrë që të kuptojmë Kuranin, është të kundërshtosh sigurinë e Zotit se Kurani është plotësisht i detajuar.
Rregulli 9 : Besoni Zotin: Kurani përmban të gjitha detajet
Në leximin e parë të rregullit të mësipërm, disa mund të ndihen të hutuar, e të tjerë edhe të ofenduar! Ata shpejt do të thonë: Sigurisht që ne besojmë Zotin!
Megjithatë, në përgjigje të garancisë Kur'anore se Kur'ani është plotësisht i detajuar (6:114) dhe se asgjë nuk ka mbetur jashtë Librit (6:38), disa do të ekspozojnë mosbesimin e tyre në këtë atribut të Kur'anit duke bere pyetje të tilla si:
"Nëse Kurani përmban gjithçka siç thoni ju, atëherë ku mund të gjej në Kuran recetën e gatimit të një supe?"
Përgjigja për këtë pyetje është mjaft e drejtpërdrejtë. Arsyeja pse Kurani nuk përmban informacione se si të gatuajmë një supe apo si t'i ngasim makinat tona, etj, është dhënë në Kuran. Qëllimi i Kuranit (ose cfaredo Libri te zbritur) është përcaktuar shumë qartë dhe është t'i sigurojë njerëzimit mjetet për shpëtim. Prandaj, meqenëse mënyra se si gatuajmë një supe ose mënyra se si i ngasim makinat tona nuk ndikon në fatin tonë në Ditën e Gjykimit, detajet e tyre nuk përfshihen në Libër. Me siguri, Kurani është gjithçka që na nevojitet për shpëtim .
Për të kuptuar domethenien e 6:114 dhe vargjeve të tjera që na sigurojnë se Kurani përmban gjithçka që na nevojitet, ne duhet të lexojmë edhe një sërë vargjesh të tjera:
Së pari:
Na thuhet në 2:38 se oferta e Zotit për të shpenguar njerëzimin përfshin dërgimin e udhëzimit për njerëzimin dhe se ata që do ta pranojnë këtë udhëzim, i cili në vargun 2:39 është i lidhur me 'AjetuAllah' (shpalljet e Zotit) do të shpengohen, ndërsa ata që e refuzojnë do të përfundojnë në Ferr.
Ne thamë: "Zbritni prej aty të gjithë. E kur t'ju vijë udhëzimi prej Meje, kushdo që ndjek udhëzimin Tim , nuk do të ketë frikë për ta, as nuk do të pikëllohen. Dhe për ata që nuk besuan dhe i mohuan shpalljet tona , ata do të jane banoret e zjarrit dhe aty do të mbeten përgjithmonë.2 :38-39
E dyta:
Ne gjithashtu lexojmë se Zoti dërgoi udhëzimin përmes Kuranit (27:2, 31:2-4). Për njerëzit e mëparshëm, udhëzimi iu dha atyre në Shkrimet e tyre (3:3-4).
E treta:
Me konfirmimin e mësipërm të rolit të Kuranit (dhe të gjitha Shkrimeve të tjera) në sigurimin e mjeteve për shpëtim, Zoti më pas thotë se Kurani përmban të gjitha detajet. Llogjike eshte vetem të kuptohet plotësia e Kuranit në lidhje me funksionin e tij, që është të sigurojë udhëzim dhe mjete për shpëtim .
E katërta:
Ajeti që na jep atributin e Kuranit të detajuar plotësisht është 6:114, dhe fjalët hyrëse të këtij vargu janë:
A të kërkoj tjetër përveç Zotit si ligjvënës?
Fjalët e Zotit më pas vazhdojnë ta përshkruajnë Kuranin si "plotësisht të detajuar" .
Si rezultat, na jepet kuptimi i saktë i atributit plotësisht të detajuar të Kuranit. Kurani është plotësisht i detajuar në lidhje me përmbajtjen e të gjithë ligjit të Zotit që ne kemi nevojë për të praktikuar Islamin dhe për të arritur shpëtimin.
_____________________
Le të shqyrtojmë situatën e mëposhtme:
Ju jeni duke studiuar në shkollë për një provim fizike, dhe mësuesi juaj ju jep një libër dhe ju thotë se përmban gjithçka që ju nevojitet për të kaluar provimin. Nuk mund t'i ankohesh një ditë se nuk ke gjetur në libër se si të gatuash një picë!
Mësuesi nuk pretendoi kurrë se libri përmbante informacione se si të gatuajme një picë, ai vetëm tha se përmban gjithçka për të kaluar provimin.
Për më tepër, nuk duhet të shkoni të merrni një libër nga ndonjë burim tjetër dhe ta ndiqni atë, pasi pyetjet që do të merrni në provim do të bazohen në librin që ju ka dhënë mësuesi dhe jo në ndonjë libër tjetër.
Në mënyrë të ngjashme, meqenëse Zoti përcaktoi për ne funksionin e Kuranit (ose të ndonjë Libri qe eshte zbritur me heret), i cili është të sigurojë rregullat e plota për të arritur shpëtimin (2:38-39), atëherë ne duhet të kuptojmë plotësinë e Kuranit sipas funksionit të caktuar ndaj saj dhe jo në kuptimin absolut. Edhe një herë, e gjithë kjo konfirmon faktin se për të arritur shpëtimin dhe për të shëlbuar "nefsin" (veten) tonë dhe për te hyre në Parajsën e Zotit, na nevojiten vetëm rregullat dhe ligjet që janë vendosur për ne dhe jo rregullat dhe ritualet që u dekretuan për ata para nesh.
Marrë nga origjinali: