Hyrje në Islam
Nga: A. Muhamed
Feja në pamjen e Zotit është Islami (Nënshtrimi ndaj Zotit). 3:19
Ajo që thonë fjalët në 3:19 është se Islami (Nënshtrimi ndaj Zotit) është feja e vetme e autorizuar nga Zoti. Në përshtypjen e parë, shumë do të pyesnin menjëherë: Prisni një minutë! Po Judaizmi dhe Krishterimi? Në fund të fundit, edhe këto fe ishin të autorizuara nga Zoti, apo jo?
Emri 'Islam' (Nënshtrim ndaj Zotit) është dhënë në Kuran si emër i fesë së autorizuar nga Zoti. Megjithatë, fjalën Judaizëm nuk e gjejmë në Dhiatën e Vjetër dhe as fjalën Krishterim nuk e gjejmë askund në Dhiatën e Re. Kjo mungesë domethënëse tregon se këta dy emra nuk janë emra fesh të autorizuar nga Zoti, por janë emra të krijuar nga njeriu.
1- Ndryshe nga sa besojnë shumë, fjala Islam nuk është një fe që është ekskluzive për Kuranin, as një fe që është nisur nga profeti Muhamed! Fjala Islam nuk do të thotë paqe. Fjala arabe për paqen është 'selam' dhe jo Islam. Fjala Islam do të thotë "Nënshtrim ndaj Zotit" dhe pranim i autoritetit absolut të Zotit mbi të gjitha gjërat.
2- Le të shqyrtojmë etiketat që kemi sot, si dhe nënndarjet që janë degëzuar nga secila:
1- Krishterimi : Katolik, Protestant, Baptist, Ortodoks Lindor, etj.
2- Islami : Suni, Shia, Selefi, Sufi, Ahmedi, etj.
3- Judaizmi : Ortodoks, Konservator, Reform, Hasidik, etj.
Emri i vetëm nga emrat e mësipërm që gjendet në Kuran dhe në Dhiatën e Vjetër dhe të Re është 'Nënshtrimi ndaj Zotit' (detajet më poshtë).
Sa i përket nënndarjeve, kur Musai ia dorëzoi popullit të tij ligjin dhe urdheresat e Zotit, ai kurrë nuk mbrojti të qenurit ortodoks, konservator, reformist apo hasidik. Dhe kur Jezusi predikoi Fjalën e Perëndisë dhe Ungjillin, ai kurrë nuk mbrojti të qenit katolik, baptist apo protestant. Po kështu, kur Muhamedi percolli Kuranin, ai asnjëherë nuk e këshilloi popullin e tij që të ishte sunitë, shiitë apo ndonjë nga sektet e tjera të Islamit.
Ne lexojmë në Kuran se Zoti i ndaloi të gjitha sektet:
Sa për ata që e kanë ndarë fenë e tyre dhe janë percare në sekte , ti nuk ke te besh asgjë me ta. Çështja e tyre qëndron tek Zoti, pastaj Ai do t'i njoftojë për atë që kanë punuar. 6:159
3- Vargjet e mëposhtme, të marra nga Kurani, Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re, konfirmojnë se Nënshtrimi ndaj Zotit është feja e autorizuar në të gjitha Shkrimet:
Kurani
- Me të vërtetë, feja tek Zoti është Islami (Nënshtrimi ndaj Zotit) . 3:19 - Kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t'i pranohet dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve. 3:85
Dhiata e Vjetër
- Nënshtrojuni Zotit dhe jini në paqe me Të; në këtë mënyrë do t'ju vijë mbaresia. (Jobi 22:21)
- Mos jini kokëfortë, siç kanë qenë të parët tuaj; nënshtrohuni Zotit . Ejani në shenjtëroren e Tij, të cilën Ai e ka shenjtëruar përgjithmonë. Adhurojeni Zotin, Perëndinë tuaj, me qëllim që zemërimi i tij i zjarrtë të largohet nga ju. (2 Kronikave 30:8) - Ki besim te Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; Në të gjitha rrugët tuaja nënshtrohuni Atij dhe Ai do t'i drejtojë shtigjet tuaja. (Fjalët e urta 3:5-6)
Dhiata e Re
- Prandaj , nënshtrojuni Zotit . Rezistojini djallit dhe ai do të largohet prej jush. (Jakobi 4:7)
- Prandaj përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë , që Ai t'ju lartësojë në kohën e duhur. (1 Pjetrit 5:6)
- Mendja e drejtuar nga mishi është armiqësore ndaj Perëndisë; nuk i nënshtrohet ligjit të Zotit , as nuk mund ta bëjë këtë. (Romakëve 8:7)
- Sepse ata, duke qenë të paditur për drejtësinë e Perëndisë dhe duke kërkuar të vendosin drejtësinë e tyre, nuk i janë nënshtruar drejtësisë së Perëndisë . (Romakëve 10:3)
4- Të gjithë profetët e Zotit iu nënshtruan Zotit të Plotfuqishëm dhe thirrën popullin e tyre që t'i nënshtrohej Zotit të Vetëm. Në këtë kuptim, mund të thuhet se të gjithë profetët dhe të dërguarit e Zotit ndoqën fenë islame "Nënshtrim ndaj Zotit".
Ne lexojmë në 3:67 se Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë, ai ishte musliman:
Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë, por ishte musliman(i Nenshtruar) monoteist dhe nuk ishte prej mushrikëve (ata që vendosin ortak me Zotin). 3:67
Para tij, Nuhu ishte musliman (10:72). Njëlloj, në 2:133, bijtë e Abrahamit, Ismaili dhe Isaku, si dhe Jakobi dhe djemtë e tij ishin të gjithë muslimanë. Në 5:111 lexojmë se dishepujt e Jezusit ishin të gjithë muslimanë. Feja e frymëzuar nga profeti Muhamed ishte e njëjta fe e frymëzuar për të gjithë profetët e mëparshëm:
Ai ju ka ligjësuar nga feja atë që e ka porositur për Nuhun, atë që Ne te frymëzuam ty, dhe atë që Ne e udhëzuam Ibrahimin, Musain dhe Isain: Praktikojeni fenë dhe mos u përçani në të. 42:13
5- Është me rëndësi të madhe që kur fjalët çifutë dhe të krishterë përmenden në Kuran, Zoti përmbahet nga përdorimi i fjalës 'fe':
As hebrenjtë dhe as të krishterët nuk do t'ju pranojnë derisa të ndiqni 'millat' (gjurmet) e tyre. 2:120
Fjala kyçe në këtë varg të lavdishëm është fjala 'gjurme' . Pse Zoti e përdori fjalën gjurme dhe jo fjalën fe? Pse Zoti nuk tha 'derisa të ndiqni fenë e tyre'? Arsyeja e qartë është se Judaizmi dhe Krishterimi nuk janë emra të feve të autorizuara nga Zoti. Në të vërtetë, feja e vetme e autorizuar nga Zoti për njerëzimin është Islami (Nënshtrimi ndaj Zotit). Në të kundërt, Judaizmi dhe Krishterimi janë gjurme të krijuara nga njeriu .
6 - Nënshtrimi ndaj Zotit miraton besimin në Zotin Një, te adhurosh vetëm Atë ,kushtimin/dedikimin e fesë vetëm Atij dhe refuzimin e të gjithë zotave/idhujve të tjerë. Edhe një herë, ne gjejmë se ky është mesazhi themelor i miratuar në të gjitha Shkrimet:
Testamenti i Vjetër: "Nuk do të keni zota të tjerë përveç Meje" (Eksodi 20:3)
Testamenti i Ri:"Adhuroni Zotin, Perëndinë tuaj, dhe vetëm Atij t’i sherbeni" (Luka 4:8).
Kurani: Pra, dijeni se nuk ka zot përveç Zotit . 47:19
Nënshtrimi ndaj Zotit është feja me anë të së cilës një person njeh autoritetin absolut të Zotit dhe arrin një bindje të palëkundur se vetëm Zoti zotëron të gjithë fuqinë mbi të gjitha gjërat; asnjë entitet(qenie) tjetër nuk zotëron ndonjë fuqi që është e pavarur prej Tij. Rezultati i natyrshëm i një te kuptuari të tillë është t'i kushtohet jeta dhe adhurimi absolutisht vetëm Zotit :
Thuaj: "Salati im(falja), adhurimet e mia, jeta ime dhe vdekja ime, të gjitha i janë kushtuar Zotit, Zoteruesit të botëve. Ai nuk ka ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari nga të nënshtruarit”.6:162-163
-----------------------------------
Në thelb, nëse ka vetëm një fe të caktuar nga Zoti, duhet të ketë një 'të vërtetë'. A konkludojmë atëherë se duhet të ketë një shpallje? Përgjigja është se 'e vërteta' dhe 'shpallja' nuk janë absolutisht terma te barabarte. Për shkak se 'e vërteta' është një term absolut, ajo është vendosur e pavarur nga forma. Në të kundërt, shpalljet janë relative me kohën, njerëzit dhe vendin, dhe për këtë arsye kërkojnë një formë, por të flasësh për formë do të thotë të flasësh për diversitet dhe si rrjedhim shumësi.
Nevoja për shpallje të ndryshme në kohë të ndryshme dhe për njerëz të ndryshëm ishte e nevojshme për arsyet e meposhtme:
1- Njerëzimi ka kaluar nëpër zhvillime të mëdha neper epoka, fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht, dhe kështu ka pasur gjithmonë nevojën për shpallje të ndryshme në kohë të ndryshme për popuj të ndryshëm. Edhe pse shpalljet e ndryshme janë identike në mesazh dhe të vërteta, secila është përshtatur për një popull të veçantë dhe një epokë të veçantë. Shpalljet e ndryshme nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën, sepse edhe pse ndryshojnë në formë, feja e dekretuar në të gjitha , që është Islami (Nënshtrimi ndaj Zotit), është një dhe e njëjta.
2- Nëse shfaqet ndonjë kontradiktë e dukshme ndërmjet shpalljeve të ndryshme, ato janë në perceptimet njerëzore dhe jo në mesazhin hyjnor. Kjo është zakonisht për shkak të një ose më shumë nga arsyet e mëposhtme:
1- Keqinterpretimi i Shkrimeve.
2- Korruptimi i Shkrimeve që rezulton në dështimin për të ruajtur të vërtetën që përmban shpallja.
3- Nderhyrja e pashmangshme e traditës dhe kulturës dhe roli i tyre negativ në dëmtimin e pastërtisë së shpalljes.
Këta faktorë, së bashku ose të vetëm, zgjerojnë hendekun mes njerëzve. Rezultati i së cilës është shfaqja e një morie fesh të krijuara nga njeriu që kanë devijuar nga shpallja origjinale. Këto fe dhe nën-fetë e tyre të pashmangshme në shumë mënyra kanë pak ngjashmëri me fenë origjinale të dekretuar nga Zoti. Kurdoherë që ndodh kjo , ndërhyrja hyjnore kujdeset që të dërgohet një shpallje e re për ta vënë njerëzimin përsëri në rrugën e duhur me Ligjin e Zotit.
3- Ne zbulojmë se deri në ardhjen e revolucionit industrial dhe epokës së udhëtimeve të shpejta, bota ishte ende një hapësirë e gjerë tokash dhe popujsh të largët. Shumë njerëz as nuk do të kishin dëgjuar për Shkrimet e mëparshme që u zbuluan në pjesë të tjera të botës. Kjo është arsyeja pse një Shkrim i ri do t'iu shpallej komuniteteve të reja që nuk kishin marrë një Shkrim.
Megjithatë, pas shpalljes së Kuranit,u bë e panevojshme për ndonjë shpallje të mëtejshme, jo sepse mesazhi i Kuranit është i ndryshëm nga mesazhi i dhënë profetëve të mëparshëm, por për arsyet e mëposhtme:
a- Një premtim hyjnor është miratuar në Kuran se Kurani nuk do të korruptohet kurrë (15:9). Si rezultat, meqenëse Kurani do të mbetej gjithmonë i paprekur, nuk ka nevojë për shpallje të mëtejshme.
b- Me ardhjen e mjeteve moderne të udhëtimit të shpejtë sot, e gjithë bota u bë një njësi e ‘lidhur nyje’. Njerëzit nuk kanë më nevojë të udhëtojnë për të dëgjuar ose marrë informacion. Kjo mund të transmetohet menjëherë përmes mediave sociale, një lehtësi që nuk ishte e disponueshme në të kaluarën.
Marrë nga faqja origjinale: