Dallimi midis profet dhe i dërguar
(Një përkufizim Kur'anor)
Një nga çështjet që ngrihet gjithmonë kur diskutohet për Kuranin është dallimi midis një profeti (nebi) dhe një të dërguari (rasul). Meqenëse është Zoti ai që i dërgon të gjithë profetët dhe të dërguarit, atëherë kush më mirë se Zoti mund të na japë përkufizimin e secilit?
Edhe pse përkufizimet e fjalëve profet dhe i dërguar janë dhënë qartë në Kuran, shumica e dijetarëve tradicionalë nuk e pranojnë përkufizimin kuranor dhe në vend të kësaj mbështesin një përkufizim të bërë vetë, ose atë që ata e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre. Vendosja e interpretimeve të dijetarëve mbi Fjalët e Zotit pasqyron një mosbesim në Zotin dhe Fjalën e Tij (Kuran). Për këtë, ne lexojmë paralajmërimin e qartë në Kuran:
Ata i morën dijetarët e tyre, murgjit e tyre dhe Mesihun, të birin e Marise, si zota përveç Zotit, ndërsa ishin të urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot. Nuk ka zot përveç Tij. 9:31
Përkufizimi kuranor i profet dhe i dërguar
(nebi dhe resul)
Ne kemi në 3:81 një dallim të qartë midis detyrës së caktuar për profetët në krahasim me detyrën e caktuar për një të dërguar që nuk është profet:
Zoti mori një besëlidhje nga profetët: "Për atë që ju kam dhënë nga Libri dhe urtësia, pastaj ju vjen një i dërguar, i cili vërteton atë që keni; ju do t'i besoni atij dhe do ta përkrahni." Ai tha: "A jeni dakord me këtë dhe e pranoni këtë obligim nga Unë?" Ata thanë: "Jemi dakord". Ai tha: "Prandaj dëshmoni dhe Unë jam me ju në mesin e dëshmitarëve". 3:81
Vargu 3:81, midis shumë vargjeve të tjera, jep përkufizimet e një profeti dhe gjithashtu një të dërguari. Një profet është një lajmëtar i Zotit që jep një Shkrim të ri, ndërsa një i dërguar (i cili nuk është profet) është i ngarkuar nga Zoti për të konfirmuar një Shkrim ekzistues. Vetëm lajmëtarët që dërgojnë Shkrime të reja quhen profetë. Si rezultat, çdo profet është gjithashtu një i dërguar, por jo çdo i dërguar është profet. Ne kemi dëshmi të shumta kuranore për të konfirmuar këtë të vërtetë. Ne lexojmë në vargun vijues se si janë profetët ata që janë dërguar me Shkrimet:
Njerëzit dikur ishin një komb, pastaj Zoti dërgoi profetët si lajmëtarë dhe paralajmërues, dhe Ai zbriti me ta Shkrimet me të vërtetën për të gjykuar mes njerëzve në mosmarrëveshjet e tyre. 2:213
Ata që nuk janë mjaftueshëm të njohur me Kuranin priren të mendojnë se Aroni ishte një profet që nuk mori një Shkrim. Ata pretendojnë se Tevrati iu dha Moisiut dhe jo Aaronit! Kjo është krejtësisht e pasaktë pasi që Zoti konstaton se Tevrati iu dha edhe Musait edhe Harunit:
Dhe ne u dhamë atyre të dyve (Musait dhe Harunit) Librin sqarues. 37:117 (gjithashtu 21:48).
Më shumë prova nga Kurani që lidhin profetësinë dhe Shkrimin :
Sa herë që Zoti përmend profetësinë në Kuran, Zoti përmend edhe Shkrimet. Më poshtë janë disa shembuj:
Nuk është për asnjë qenie njerëzore të cilit Zoti i dha Shkrimin , ligjin dhe profetësinë, që pastaj t'u thotë njerëzve: "Bëhuni adhurues të meje dhe jo të Zotit", por përkundrazi, "Jini të përkushtuar ndaj Zotit në përputhje me Shkrimin" qe ju keni mësuar(njerezve) dhe në përputhje me atë që keni studiuar . 3:79
Këta janë të cilëve Ne u dhamë Shkrimin, ligjin dhe profetesinë . Nëse ata njerëz e mohojnë atë, Ne ua kemi besuar atë njerëzve që nuk janë mohues në të. 6:89
Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin, dhe ndër pasardhësit e tij vumë profetesine dhe Shkrimin (Librin) . Dhe Ne i dhamë atij shpërblimin e tij në këtë botë dhe në botën tjetër ai do të jetë prej të drejtëve. 29:27
Ne u dhamë bijve të Israilit Librin, ligjin dhe profetesinë ,dhe i patëm furnizuar me furnizime të mira dhe i favorizuam ata mbi të gjithë njerëzit. 45:16
Ne dërguam Nuhun dhe Ibrahimin dhe ndër pasardhësit e tyre vendosëm profetësinë dhe librin . Disa prej tyre ishin të udhëzuar, ndërsa shumë ishin të këqij. 57:26
Moisiu, i dërguari profet:
Dhe përmende në libër Musain. Ai ishte plotësisht i përkushtuar dhe ishte një i dërguar profet. 19:51
Moisiu ishte një "i dërguar profet" dhe jo një profet i dërguar, që do të thotë se Moisiu ishte një i dërguar që ishte gjithashtu një profet, në krahasim me të dërguarit jo-profetë.
Ismaili, i dërguari profet :
Të njëjtën gjë lexojmë në 19:54 për Ismailin.
Pyetja është: nëse çdo i dërguar është gjithashtu profet, përse Zoti e përdor shprehjen "i dërguar profet" ?
Shembuj të tjerë gjenden në Kuran për të sqaruar këtë përshkrim:
I Dërguar jo profet :
Ndoshta një nga dëshmitë më të forta kuranore se fjalët profet dhe i dërguar nuk kanë të njëjtin kuptim, gjendet në ajetin vijues:
Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar,e as profet , pa u përpjekur djalli t'i ndërhyjë ne dëshirat e tij. 22:52
Nëse fjalët profet dhe i dërguar do të kishin të njëjtin kuptim, Zoti nuk do të thoshte "te derguar e, as profet" , sepse do të ishte një përsëritje e panevojshme.
Rëndësia e 33:40 dhe 10:47
Muhamedi nuk ishte babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguari i Zotit dhe vula e profetëve. Zoti është i Dijshëm për çdo gjë. 33:40
Sipas 33:40, Muhamedi ishte vula (i fundit) i të gjithë profetëve. Nuk do të ketë asnjë profet që do të vijë pas tij. Dhe duke qenë se janë vetëm profetët ata që i dorëzojnë Shkrimet, rrjedh se Kurani është Shkrimi përfundimtar që i dërguar nga Zoti. Ne gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se 33:40 thekson qartë se Muhamedi ishte një "dërguar i Zotit" dhe jo "vula e të dërguarve". Zoti është shumë preciz në zgjedhjen e fjalëve të Tij. Nëse Muhamedi ishte gjithashtu i fundit nga të gjithë të dërguarit, siç e quajnë sunitët (Khatam Al-Mursaleen), atëherë pse Zoti e quan atë vetëm "nje i dëguar i Zotit" ?
Përgjigja gjendet në ajetet e mëposhtme kuranore:
Sepse per çdo komb është një i dërguar. Pasi të vijë i dërguari i tyre, ata do të gjykohen me drejtësi dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi. 10:47
Dhe ata thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse jeni të sinqertë? ” 10:48
1- Fjalët në 10:47 konfirmojnë se çdo komb merr një lajmëtar, dhe meqënëse do të ketë kombe në tokë deri në fund të botës, atëherë rrjedh gjithashtu se do të ketë lajmëtarë të ardhshëm deri në fund të botës. Kjo është arsyeja pse Muhamedi nuk është i dërguari i fundit.
2- Fjalët 10:48 flasin për ardhjen e lajmëtarëve në të ardhmen. Është një ngjarje që do të ndodhte pas shpalljes së Kuranit dhe pas profetit Muhamed. Kjo është arsyeja pse ata që pyesin në 10:48 po pyesin për një ngjarje të ardhshme dhe thonë:
" Kur do të realizohet ky premtim?"
Vendimi i 57:25
Ne i dërguam të dërguarit Tanë me argumente të qarta dhe me ta zbritëm Librin dhe balancen, që njerëzit të mbajnë drejtësinë. 57:25
Në shikim të parë, fjalët në 57:25 duket se tregojnë se Shkrimet e Zotit nuk janë dërguar vetëm me profetët, por edhe me lajmëtarët. Kjo do ta bënte të pasaktë të thuhet se vetëm profetëve u jepen Shkrimet.
1- Meqenëse çdo profet është gjithashtu një i dërguar, atëherë profetët e Zotit mund të quhen profetë ose si të dërguar.
Muhamedi përmendet si i dërguari i Zotit (3:144, 48:29). E njëjta gjë për Jezusin (5:75), Moisiun dhe Aronin (20:47), Nuhun (7:61), Lotin (26:162) dhe të tjerë. Secili nga të dërguarit e mësipërm ishte gjithashtu një profet i Zotit. Megjithatë, ata u përmendën në ato vargje si lajmëtarë.
2- Për të kuptuar ndonjë temë kuranore, nuk duhet të shohim një ajet të veçuar. Kjo shpesh çon në rezultate mashtruese. Në vend të kësaj, ne duhet të studiojmë të gjitha vargjet që lidhen me atë temë. Të nxjerrësh një përfundim nga 57:25 vetë, me siguri do të jetë keqkuptuese.
Kur shikojmë 2:213, mësojmë se janë profetët ata që janë dërguar me Shkrime nga Zoti.
E njëjta e vërtetë gjendet në 3:81. Fjalët në 3:81 konfirmojnë se të gjithë profetëve u janë dhënë Shkrime, por ka lajmëtarë që nuk japin një Shkrim, por ata dërgohen për të konfirmuar Shkrimet e mëparshme. Të dërguarit e tillë nuk janë profetë. Duke studiuar verdiktin e 57:25, 2:213 dhe 3:81 kolektivisht, bëhet e qartë se fjalët në 57:25 flasin për të dërguarit që ishin gjithashtu profetë, dhe jo të gjithë të dërguarit.
3- Rasti i përdorimit të fjalëve të ndryshme në lidhje me të njëjtën temë, siç është rasti i profetëve të përmendur si të dërguar, shihet edhe me tema të tjera kuranore. Për shembull, periudha prej një muaji përbëhet nga një numër ditësh. Prandaj, mund ta quajmë këtë periudhë "muaj" ose "numër ditësh".
Këtë e shohim në suren 2. Zoti flet për Ramazanin si një muaj, "muaji i Ramazanit" në 2:185 dhe gjithashtu si "një numër ditësh" në 2:184.
Kjo nuk do të thotë se çdo numër ditësh është një muaj. Një periudhë prej 13 ose 14 ditësh për shembull nuk perbën një muaj. Numri i ditëve që përbëjnë një muaj është vetëm 29, 30 ose 31, varësisht nëse i referohemi një muaji hënor apo diellor. Dhe kështu, ne nuk mund të quajmë asnjë numër ditësh një muaj, por çdo muaj mund ta quajmë numër ditësh.
Në mënyrë të ngjashme, profetët mund të quhen të derguar (siç është 57:25), por jo çdo i dërguar mund të quhet profet.
Për të përfunduar :
1- Të gjithë profetët janë gjithashtu të dërguar, thjesht sepse ata japin një mesazh nga Zoti.
2- Shumë të dërguar nuk dërgojnë një Libër, pra ata nuk janë profetë. 3- Do të ketë të dërguar që do të vijnë pas Muhamedit, deri në fund të botës ( 10:47 ). 4- Muhamedi ishte profeti i fundit. Asnjë profet nuk do të vijë pas Muhamedit (33:40) 5- Prandaj, të gjithë të dërguarit që vijnë pas Muhamedit nuk do të dërgohen me Shkrime.
-----------------------------------
Tema e ngjashme : A ishte Muhamedi i dërguari i fundit?
Marrë nga faqja origjinale:
The difference between prophet and messenger