Cilat autoritete u janë dhënë lajmëtarëve të Zotit?
Të dërguarit e Zotit dërgohen për të përcjellë mesazhe të ndryshme nga Zoti, ndërsa të dërguarve, të cilët janë gjithashtu profetë, u është caktuar detyra që t'i percjellin njerëzimit Shkrimet e Zotit. Është e rëndësishme që besimtarët të kuptojnë rolin e të dërguarve dhe gjithashtu autoritetin që Zoti u jep atyre. Është e një rëndësie të njëjtë të kuptojmë se çfarë qëndron jashtë autoritetit të të dërguarve të Zotit. Ne zbulojmë se shumica e rasteve të berjes idhull të një të dërguari të Zotit mund të gjurmohet në faktin se pasuesit e një të dërguari i atribuojnë atij autoritet më të madh se sa ai që i ka dhënë Zoti.Çfarë është një i dërguar
1- Shpërndarësi i mesazhit të Zotit
Një të dërguari të Zotit i është besuar detyra për të përcjellë një mesazh nga Zoti te njerëzit. Mesazhi që i është besuar një ‘mesazhieri’(te derguari) mund të jetë cilido ose një kombinim i mëposhtëm:
1- Dorëzimi i një Libri/Shkrimi të ri një populli.
2- Dorëzimi i mesazheve specifike për një popull.
3- Zbulimi i informacionit që është mbajtur i fshehur brenda një Shkrimi. 4- Konfirmimi i një Shkrimi ekzistues dhe thirrja e njerëzve që të kthehen në rrugën e Zotit pasi të kenë devijuar.
Prandaj, percjellja e mesazhit të Zotit është pika kryesore dhe detyra e çdo të dërguari. Zoti kujdeset që të dërguarit e Tij ta përmbushin këtë detyrë deri në përfundimin e saj.
O ti i dërguar, përcille atë që tu zbrit nga Zoti yt. Nëse nuk e bën, atëherë nuk e ke percjelle mesazhin e Tij. 5:67
2- Paralajmerues, percjelles i mesazhit, mesues dhe pastrues
Kur Zoti i dërgon një lajmëtar një populli, ky lajmëtar nuk e dërgon mesazhin dhe largohet ashtu siç bën një postier pasi dërgon një letër, përkundrazi, i dërguari e kalon gjithë jetën e tij si predikues për popullin e tij. Ajete të shumta kuranore na tregojnë se të dërguarit dërgohen si paralajmërues, përçues lajmesh, mësues dhe pastrues. Ne kemi shumë shembuj në Kuran të të dërguarve të cilët kaluan shumë vite duke u përpjekur për të udhëzuar popullin e tyre dhe për t'i pastruar ata nga mëkatet e tyre. Fjalët e dëshpëruara të Nuhut drejtuar Zotit në suren 71 japin një shembull të tillë:
Ai tha: "Zoti im, unë e kam ftuar popullin tim natë e ditë , por ftesa ime nuk i shtoi atyre asgjë tjetër përveç shmangies! Sa herë që i ftoja, që Ti t’i falësh ata, ata i vunë gishtat në veshët e tyre, u mbuluan me rrobat e tyre, këmbëngulën dhe vepruan me arrogancë të madhe. Pastaj i ftova me zë të larte
Pastaj,i bera thirrje haptazi dhe bisedova me ta fshehtasi.71:5-9
Te dërguarit dërgohen te populli i tyre si mësues dhe pastrues (duke i ftuar ata në rrugën e drejtë të Zotit):
Ne gjithashtu ju dërguam një të dërguar nga mesi juaj që t'ju lexojë shpalljet Tona dhe t'ju pastrojë, t'ju mësojë librin dhe urtësinë dhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit. 2:151
Të dërguarit dërgohen gjithashtu si paralajmërues dhe përcjelles të lajmeve: Ne të kemi dërguar ty me të vërtetën si bartes i lajmeve te mira dhe paralajmërues . 2:119 3- Dëshmitar në Ditën e Gjykimit
Ne kemi dërguar te ju një të dërguar që të shërbejë si dëshmitar mbi ju. 73:15
Nuk kishte asnjë nga ithtarët e Librit të cilit nuk iu kërkua të besonte në të para vdekjes së tij. Dhe në Ditën e Kijametit ai (Jezusi) do të jetë dëshmitar kundër tyre . 4:159
Si do të jetë kur Ne të sjellim dëshmitar nga çdo popull dhe te sjellim ty dëshmitar për këta? 4:41
Çfarë nuk është një lajmëtar
Siç u paraqit më lart, fjalët kuranore janë të qarta në përcaktimin e autoritetit që u jepet të dërguarve të Zotit. Njëlloj, Zoti e bën shumë të qartë se çfarë autoriteti nuk u jepet të dërguarve të Tij.
1- Paralajmërues por jo detyrues
Ne lexojmë një mesazh të qartë në Kuran lidhur me rolin e të dërguarit si përcjellës i mesazhit të Zotit pa qenë obligues i mesazhit:
Pra, perkujto, se ti je vetëm një përkujtues. Ti nuk je një kontrrollues mbi ta. 88:21-22
Ndiq atë që te është shpallur nga Zoti yt, nuk ka zot tjetër përveç Tij dhe largohu nga mushrikët.
Sikur të kishte dashur Zoti, ata nuk do të bënin shirk. Ne nuk të caktuam ty roje ndaj tyre, as nuk je ti kujdestar ndaj tyre. 6:106-107
Zoti pohon se i dërguari është vetëm për të dhënë mesazhin dhe për të paralajmëruar. I dërguari nuk caktohet si roje, as detyrues.
Thuaj: "O ju njerëz, juve ju ka ardhur e vërteta nga Zoti juaj. Kushdo që është në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar për veten e tij, e kush humbet e bën këtë në dëm të tij. Unë nuk jam kujdestar ndaj jush . " 10:108
Nëse ata kthejnë shpinën, atëherë detyra jote e vetme është shpërndarja (e mesazhit) dhe Zoti është Shikuesi i robërve. 3:20
Thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë dhe kush të dojë, të mos besojë!” 18:29 .
Edhe një herë, theksimi i faktit se i dërguari nuk ka fuqi për të detyruar mesazhin ndaj askujt, theksohet fuqishëm.
2- Përcjelles i ligjit të Zotit, por jo ligjvënës
Në rastin e një profeti, ai i dorëzon popullit të tij Shkrimin që përmban ligjin e Zotit.Ne lexojmë në Kuran se roli i ligjvënësit është ai që ruhet ekskluzivisht nga Zoti i Plotfuqishëm.
Kur Perëndia i dha Moisiut një ligj të plotë dhe të detajuar (7:145), Perëndia e urdhëroi Moisiun dhe popullin e Izraelit që t'i përmbaheshin fort ligjit të Perëndisë dhe të mos ndiqnin kurrë asnjë ligj tjetër (Levitiku 18:1-5).
Në mënyrë të ngjashme, kur Zoti ia shpalli Kuranin Muhamedit, Zoti e urdhëroi Muhamedin dhe të gjithë pasuesit e tij që të ndiqnin Ligjin e Zotit në Kuran dhe asnjë burim tjetër:
A të kërkoj ligjvënës tjetër pos Zotit, kur Ai të zbriti ty Librin plotësisht të detajuar? 6:114
Lajmëtarët e Zotit janë dërguar për të dhënë mesazhin e Zotit. Në fakt, në një sërë vargjesh kuranore theksohet se percjellja e mesazhit të Zotit është detyra e vetme që u është caktuar të dërguarve të Zotit:
Detyra e vetme e të dërguarit është percjellja , dhe Zoti e di atë që shfaqni dhe atë që fshihni. 5:99
Të njëjtat fjalë iu drejtuan profetit Muhamed në Kuran:
Nëse ata refuzojnë, Ne nuk të dërguam ty mbrojtës mbi ta. Detyra jote e vetme (O Muhammed) është percjellja . 42:48
Gjithashtu theksohet në Kuran se asnjë qenie njerëzore (përfshirë të dërguarit) nuk ka të drejtë të autorizojë ndonjë ligj fetar që nuk është i autorizuar në mënyrë specifike në Kuran. Gjithashtu pohohet se kushdo që ndjek ligje të tilla bie automatikisht në grackën e shirkut:
Apo kanë ata 'shuraka' (ortakë) të cilët ligjësojnë për ta nga feja atë që Zoti nuk e autorizoi? Nëse nuk do të ishte për një Fjalë vendimtare, gjykimi do të ishte vendosur tashmë mbi ta. Vërtet, shkelësit do të kenë një dënim të dhembshëm. 42:21
Fjalët "ligjesojne për ta nga feja atë që Zoti nuk e autorizoi" janë domethënëse për të theksuar se Zoti dhe askush tjetër nuk ka autoritet të ligjësojë ligjet dhe rregullat e fesë.
Ne lexojmë të njëjtin theksim në vargun vijues:
Thuaj: "A e keni parë atë që ju zbriti Zoti nga furnizimet, disa prej tyre i keni bërë të ndaluara dhe disa të lejuara?" Thuaj: " A ju ka lejuar Zoti, apo jeni duke trilluar gënjeshtra për Zotin? " 10:59
Edhe një herë, fjalët e nënvizuara konfirmojnë pa asnjë hije dyshimi se i vetmi ligjvënës që dekreton të lejuarat dhe të palejuarat është Zoti dhe askush tjetër.
Zoti në urtësinë e Tij të pafundme e di shumë mirë se përkundër të gjitha këtyre garancive të prera, do të ketë ende nga ata që argumentojnë në favor të caktimit të së drejtës së ligjbërjes të dërguarit që ata ndjekin. Për këtë, Zoti me qëllim përfshiu një ngjarje shumë domethënëse në Kuran si një kujtesë për të gjithë besimtarët:
O ti profet, pse e ndalon atë që Zoti ta ka lejuar , duke kërkuar t'i kënaqësh gratë e tua? Zoti është Falës, Mëshirues. 66:1
Ky varg i lavdishëm konfirmon një sërë çështjesh:
1- Nga fjalët kuranore të mësipërme kemi kuptuar se profeti Muhamed kishte ndaluar një send që ishte bërë i ligjshëm nga Zoti. Janë transmetuar shumë rrëfime për këtë ngjarje. Ndoshta më i zakonshmi është ai ku thuhet se profeti ia ndaloi vetes mjaltin pas një mosmarrëveshjeje në familje me disa nga gratë e tij. Është e rëndësishme këtu që të qëndroni të fokusuar në mesazhin e 66:1 në vend që të shpërqendroheni nga çdo hollësi që nuk përmendet në varg. Natyra e sendit të cilin profeti e ndaloi dhe detajet e mosmarrëveshjes janë të parëndësishme. Ajo që ka rëndësi është se profeti bëri gabimin duke ndaluar diçka që ishte e lejuar nga Zoti. Ky mund të ketë qenë mjaltë, fiq, kikirikë apo ndonjë gjë tjetër. Me fjalë të tjera, profeti luajti rolin e ligjvënësit, kur roli i tij i vetëm ishte vetëm të jepte mesazhin e Zotit (5:92).
2- Më pas lexojmë fjalët shumë domethënëse në fund të ajetit 'Zoti është Falës, Mëshirues' .
Me fjalë të tjera, Zoti po i thotë Profetit se ai bëri një gabim, por Zoti do ta falte atë pasi Zoti është më i Mëshirshmi.
3- Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se Zoti nuk i përfshiu fjalët e 66:1 në Kuran për të nënçmuar profetin në sytë e lexuesit të Kuranit. Aspak, ne lexojmë në të gjithë Kuranin se për të dërguarit e Zotit flitet ne menyre te larte dhe lavdërohen mirë. Atëherë përse Zoti e përfshin këtë ngjarje në Kuran? Përgjigja e qartë është se Zoti e vendos këtë si një kujtesë për të gjithë besimtarët gjatë gjithë kohës se askush, madje as profetët e Zotit, nuk kanë autoritetin për të luajtur rolin e një ligjvënësi.
3- Burra të nderuar me vendosmëri, por edhe të përgjegjshëm
Zoti zgjedh njerëz me vendosmëri të patundur, të cilët janë të denjë për t'ua përcjellë mesazhet e Tij njerëzve si lajmëtarë:
Pra, jini të durueshëm, sikurse ishin të durueshëm të dërguarit që kishin vendosumeri . 46:35
Të dërguarit e Zotit janë njerëz të nderuar me karakter të shkëlqyer:
Ata thanë: “I Plotfuqishmi ka marrë një djalë”. Lavdi Atij! Përkundrazi, ata (të dërguarit) janë vetëm robër të nderuar . 21:26
Dhe vërtet, ti (o Muhamed) je me një karakter moral madheshtor. 68:4
Ne i sprovuam para tyre popullin e faraonit dhe atyre u erdhi një i dërguar fisnik (Musai). 44:17
O Jahja, ti do ta përkrahësh me vendosmëri Shkrimin. Ne e pajisëm atë me gjykim të shëndoshë si djalë i ri, si dhe mirësi nga ana Jonë dhe pastërti . Ai ishte i devotshem dhe i sjellshëm me prindërit e tij. Ai nuk ishte një tiran i pabindur. 19:12-14
Me të vërtetë, Ibrahimi ishte i durueshëm, jashtëzakonisht i sjellshëm dhe zemerbute. 11:75
Dhe përmende në Libër Ibrahimin; ai ishte një profet i sinqerte. 19:41
Ai tha: "Unë jam vetëm i dërguari i Zotit tend për te te dhënë një djalë të pastër (Jezusin). 19:19
Dhe përmende në libër Musain. Ai ishte plotësisht i përkushtuar dhe ishte një i dërguar profet. 19:51
Dhe përmende në libër Ismailin. Ai ishte besnik ndaj premtimit të tij dhe ishte një i dërguar profet. 19:54
Të dërguarit e Zotit janë njerëz të devotshëm, të cilët i frikësohen Zotit,
Dhe Ne i dhame (Abrahamit) Is'hakun dhe Jakubin si bekime shtesë dhe që të dy i bëmë të devotshëm . 21:72
Ne e pranuam atë ( Lutin ) në mëshirën Tonë. Vërtet, ai ishte nga të devotshmit . 21:75
Gjithashtu, Ismaili, Enoku dhe Ezekieli; secili ishte ndër të palëkundurit. Ne i pranuam ata në mëshirën Tonë. Ata ishin ndër të drejtët . 21:85-86
Megjithatë, Kurani gjithashtu thekson faktin se të gjithë do të qëndrojnë përballë të Plotfuqishmit dhe do të jenë përgjegjës. Kjo vlen për të gjithë njerëzit, duke përfshirë edhe lajmëtarët e Zotit.
Kurani konfirmon se të gjithë të dërguarit do të mbahen përgjegjës, ashtu si pjesa tjetër e popullates njerëzore qe do të mbahet përgjegjëse:
Ne do t'i marrim në pyetje ata të cilëve u është dërguar mesazhi dhe do t'i pyesim të dërguarit. 7:6
Kur të çahet qielli, kur të hidhen në erë malet dhe kur të dërguarit të tubohen në kohën e caktuar. 77:9-12
Vërtet, nuk ka asnjë në qiej dhe në tokë që të mos i vijë të Gjithëfuqishmit si rob. 19:93
4- Te bekuar me urtësi por jo te pagabueshëm
Për t'i mundësuar të dërguarve të përmbushin misionin e tyre të caktuar, Zoti i bekon të dërguarit e Tij me urtësi:
Ne ju dërguam gjithashtu një të dërguar nga mesi juaj që t'ju lexojë shpalljet Tona dhe t'ju pastrojë, t'ju mësojë librin dhe urtësinë dhe t'ju mësojë atë që nuk dinit. 2:151
Zoti ynë, dhe ço në mesin e tyre një të dërguar prej tyre që t'ua lexojë shpalljet e Tua, t'ua mësojë librin dhe urtësinë dhe t'i pastrojë ata. Ti je i Dinjitetshmi, i Urti. 2:129
Kur Jezusi erdhi me argumentet e qarta, ai tha: " Unë kam ardhur te ju me urtësi dhe për t'ju sqaruar disa nga ato për të cilat kundërshtoheni. Pra, kini frikë Zotin dhe më dëgjoni mua! 43:63
Edhe vargjet e tjera pohojnë të njëjtën të vërtetë se Zoti i pajis të dërguarit e Tij me urtësi, si: Jusufi (12:22), Loti (21:74), Moisiu (28:14) dhe Davidi (38:20).
Megjithatë, Kurani gjithashtu thekson se të dërguarit e Zotit nuk janë të pagabueshëm. Ata janë në gjendje të bëjnë gabime ashtu si kushdo tjetër. Shumë shembuj janë dhënë në Kuran për gabime specifike të kryera nga të dërguar dhe profetë të ndryshëm. Vëmë re se profeti Muhamed u qortua në Kuran gjashtë herë për gabimet që bëri (8:67-68, 9:43 , 9:113, 33:37, 66:1 dhe 80:1-11) . Ne lexojmë në 48:2 për Zotin që i tha Muhamedit se Ai do t'i falë të gjitha mëkatet e tij të kaluara dhe të ardhshme. Është e qartë se Zoti nuk do t'i thoshte këto fjalë një njeriu të pagabueshëm që nuk bën kurrë asnjë gabim.
Gabimet për lajmëtarët e tjerë përfshijnë vrasjen e një njeriu të pafajshëm nga Musai, braktisjen e misionit të Zotit nga ana e Junusit në gjysmë të përfundimit të tij, Sulejmani harron faljen e tij, Jusufi(kur ishte në burg) vendos besimin dhe fatin të tij në dorën e sundimtarit kur ai duhej të kujtonte se Zoti është i vetmi që vendos për fatin e tij.
Ndoshta, arsyeja kryesore që na thuhet për të gjitha këto gabime në Kuran është për të vërtetuar faktin se të dërguarit e Zotit janë qenie njerëzore si të gjithë ne dhe se ata nuk duhet të behen idhuj ose të konsiderohen si figura hyjnore të pagabueshme.
Thuaj (o Muhammed): " Unë jam vetëm një njeri si ju , duke qenë i frymëzuar se Zoti juaj është vetëm një Zot i vetëm. Pra, kushdo që dëshiron takimin me Zotin e tij, le të bëjë vepra të mira dhe të mos shoqeroje askend në adhurimin e Zotit të tij. " 18:110
_________________________________
Më sipër janë disa nga ajetet kuranore që pohojnë se çfarë janë të dërguarit, si dhe çfarë nuk janë ata.
Mjerisht, dhe pas gjithë këtyre garancive të qarta Kur'anore, shumica e muslimanëve ende e konsiderojnë profetin Muhamed si një qenie njerëzore të pagabueshme që nuk bëri kurrë asnjë gabim dhe se ai kishte autoritetin të bënte ligje dhe ndalesa përveç Zotit!
Marrë nga faqja origjinale: