Bindjuni Zotit dhe bindjuni të dërguarit
Padyshim, urdhri për t'iu bindur Zotit dhe të dërguarit , i cili shfaqet në një sërë vargjesh Kur'anore si 3:32, është një nga urdhërat më të rëndësishme Kur'anore! Dijetarët e hadithit përdorin këtë urdhër kuranor për të mbrojtur ligjshmërinë e ndjekjes së hadithit si një burim i juridiksionit fetar. Ata pretendojnë se bindja ndaj Zotit arrihet me anë të bindjes ndaj Kuranit, ndërsa bindja ndaj të Dërguarit arrihet me anë të bindjes ndaj hadithit (thënieve personale) dhe sunetit (metodave) të tij.
Ata shtojnë se nëse bindja ndaj të dërguarit do të ishte e njëjtë me bindjen ndaj Kuranit të Zotit, Zoti do të kishte thënë vetëm "bindjuni Zotit" . Kështu, sipas kuptimit të tyre, përfshirja e Zotit për "bindjuni të dërguarit" nënkupton se i dërguari kishte grupin e tij të mësimeve fetare të pavarura nga Kurani, të cilave ne duhet t'u bindemi.
Dashtë Zoti, ky pretendim vërtetohet këtu në dritën e Kuranit të Shenjtë. 1- Pse Kurani thotë 'bindjuni të dërguarit'?
Është e nevojshme të pyesim pse Zoti nuk tha thjesht "bindjuni Zotit" ? Pse Zoti shtoi fjalët "bindjuni të dërguarit" ? Arsyet e mëposhtme tregojnë nevojën për frazën "bindjuni të dërguarit" dhe jo vetëm udhëzimin për "bindje ndaj Zotit" :
A- Janë jo më pak se 332 ajete Kur'anore të cilat përmbajnë udhëzime nga Zoti drejtuar Muhamedit me fjalen "THUAJ" qe t'i thote njerëzve fjalë të veçanta. Nga ana tjetër, Zoti i urdhëroi besimtarët që t'i binden të dërguarit kur ai "u thotë" atyre fjalët kur'anore që ishte urdhëruar t'u "THOTE" atyre.
Më poshtë janë disa shembuj:
Thuaj (o Muhammed) : “A të marr për mbrojtes tjetër pos Zotit, Nismetarit te qiejve dhe të tokës, Atë që ushqen dhe nuk ushqehet?
Thuaj (o Muhammed) : "Unë jam i urdhëruar të jem i pari që të nënshtrohem" dhe mos u bëj nga mushrikët. 6:14
Thuaj (o Muhammed) : "Kush mund tju shpëtojë ju nga errësira e tokës dhe e detit?" Ju i luteni Atij me përulësi dhe fshehtasi: "Nëse Ai na shpëton nga kjo, ne do të ishim ndër falënderuesit". 6:63
Thuaj (o Muhammed) : “Zoti ju shpëton prej saj dhe prej çdo fatkeqësie, e pastaj ju vazhdoni të bësh shirk”. 6:64
Thuaj (o Muhammed) : "Ai është i aftë të dërgojë dënimin mbi ju, nga lart ose nga poshtë këmbëve tuaja, ose t'ju kthejë në grupe të hutuara dhe tju beje të shijoni fuqinë e njëri-tjetrit. Shih se si i sqarojmë shpalljet në mënyrë që ata të kuptojnë." 6:65
Thuaj (o Muhammed) : “Eja tju lexoj atë që Zoteruesi juaj ka ndaluar për ju, mos i bëni shok Atij dhe silluni mirë me prindërit tuaj, mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, ne furnizojmë per ju dhe per ata. Mos iu afroni poshtersive, si të dukshme ashtu edhe të fshehta, mos vrisni asnjë njeri, Zoti e ka ndaluar këtë, përveçse me te drejtë, kështu ju ka urdhëruar Ai të veproni, kështu që ndoshta do të arsyetoni. 6:151
Thuaj (o Muhammed) : "Kush e ndaloi zinatin(zbukurimet) e Zotit që Ai ua ka prodhuar robërve të Tij dhe furnizimet e mira?" Thuaj: "Ato janë, gjatë jetës së kësaj bote, për ata që besuan dhe janë posacerisht të tyret në Ditën e Ringjalljes". Kështu, ne i detajojmë shpalljet për njerëzit që dinë. 7:32
Thuaj (o Muhammed) : "Zoti im i ka ndaluar vetëm poshtersite, të dukshmet dhe të fshehtat, mëkatet, dhunimin e paarsyeshëm, t'i bëni shok Zotit atë për të cilën Ai nuk ka zbritur asnjë autorizim, dhe të thoni për Zotin atë që nuk e dini.” 7:33 Thuaj (o Muhammed) : "Beni punën tuaj, se Allahu do ta shohë punën tuaj, po ashtu edhe i Dërguari i Tij dhe besimtarët. Pastaj do të ktheheni te Njohësi i të fshehtes dhe të dukshmes dhe Ai do t'ju njoftojë për atë që bënit." 9:105
Më sipër janë 8 shembuj të "THËNIEVE" autentike që Muhamedi ishte urdhëruar t'u "THOTE" njerëzve. Prandaj, përmbajtja e këtyre vargjeve përmban fjalët e Muhamedit, të cilave ne duhet t'u bindemi . Këto janë "THËNIET" e Muhamedit që janë vërtetuar nga Zoti në Kuranin e Shenjtë.
Përveç 8 shembujve të mësipërm, ka 324 ajete të tjera në Kuran, po, 324 ajete të tjera që të gjitha përfshijnë urdhra nga Zoti drejtuar Muhamedit "Thuaj" per t’i thene njerëzve fjalë të veçanta, dhe që njerëzit t'i binden fjalëve të tilla.
Të gjithe 332 vargjet e tilla përbëjnë arsyen legjitime se përse ishte e nevojshme që Zoti t'i urdhëronte besimtarët që t'i binden të dërguarit.
B- Cili prej shokëve të profetit Muhamed ka dëgjuar ndonjëherë ndonjë prej shpalljeve të Zotit drejtpërdrejt nga Zoti? Asnje! Rrjedhimisht, ata nuk mund t'i binden Zotit përveçse nëpërmjet asaj që doli nga goja e Muhamedit. Kjo e bën të nevojshme që Zoti t'i urdhërojë njerëzit që t'i binden të dërguarit pasi që ai është që u percjell atyre mesazhin e Zotit. Për më tepër, i dërguari nuk e dorëzoi vetëm Kuranin dhe u zhduk! Profeti Muhamed i kaloi të gjitha vitet e tij që nga koha kur mori shpalljen e parë deri në vdekjen e tij, duke i ftuar njerëzit e tij të besonin në Kuran dhe ta ndiqnin atë. Prandaj është e nevojshme që Zoti të përfshijë urdhrin për t'iu bindur të dërguarit, i cili po i fton ata të pranojnë mesazhin (Kur'anin).
C- Kurani iu shpall profetit Muhamed me qëllim që t'ia dorëzonte një komuniteti i cili kryesisht ishte i populluar nga adhuruesit e idhujve si dhe nga ndjekësit e Shkrimeve të mëparshme, domethënë çifutët dhe të krishterët (Nasara). Për të mirën e ndjekësve të Shkrimeve të mëparshme, ne e kuptojmë domosdoshmërinë e frazës "bindjuni të dërguarit" . Nëse urdhri në Kuran nuk do të përmbante shprehjen "bindjuni të dërguarit", por vetëm një urdhër për "bindje ndaj Zotit" , çifutët dhe të krishterët (Nasara) do të thoshin: "Por ne tashmë i bindemi Zotit! Zoti na ka dërguar Shkrimin. dhe ne i bindemi”. Prandaj, urdhri kuranor për t'iu bindur të dërguarit që sjell mesazhin e ri, miraton mesazhin e ri (Kur'anin) dhe jo vetëm Shkrimet e mëparshme. Kurani me të vërtetë iu dorëzua gjithë njerëzimit dhe është shpallja përfundimtare nga Zoti për të gjithë njerëzimin (33:40 ) dhe për këtë arsye, Kurani i zëvendëson të gjitha Shkrimet e mëparshme:
Dhe Ne ta zbritëm ty (o Muhammed) Librin me të vërtetën, duke vërtetuar atë që ishte para tij nga Libri dhe duke e zëvendësuar atë. 5:48
2- Detyra e të dërguarit
Bindjuni Zotit, bindjuni të dërguarit dhe kini kujdes: nëse ktheni shpinën, atëherë dijeni se detyra e vetme e të dërguarit Tonë është përcjellja e qartë (e mesazhit të Zotit). 5:92
Bindjuni Zotit dhe bindjuni të dërguarit. Nëse ktheni shpinën, atëherë detyra e vetme e të dërguarit është përcjellja e qartë (e mesazhit të Zotit). 64:12
Detyra e të dërguarit është e përcaktuar mirë në fjalët e mësipërme kuranore. Këto vargje na tregojnë se detyra e vetme e çdo të dërguari është të percjellë mesazhin e Zotit. Nga kjo rrjedh se në rastin e profetit Muhamed, detyra e tij e vetme ishte të percillte mesazhin e Zotit (Kuranit).
Ne gjithashtu kemi në ajetet e mësipërme kuranore një lidhje shumë të fortë ndërmjet:
1- Bindjes ndaj të dërguarit
2- Detyres se vetme e të dërguarit qe ishte percjellja e mesazhit
Duke shtuar 1 + 2 = Detyra jone është t'i bindemi mesazhit që ai percolli .
Fjala 'i derguar' rrjedh nga fjala 'mesazh’ ne arabisht. Një i derguar jep një mesazh. Nëse nuk do të kishte mesazh, nuk do të kishte asnjë të dërguar.
3- A eshte bindjuni "Muhammedit" apo "bindjuni të dërguarit" ?
Zoti është më i sakti në shprehjen e çdo kuptimi. Të gjitha fjalët kuranore janë zgjedhur nga Zoti për të përcjellë një kuptim të saktë. Nuk ka fjalë të rastësishme në Kuran.
Ne kurrë nuk kemi lexuar askund në Kuran fjalë të tilla si "Bindjuni Zotit dhe bindjuni Muhamedit" ose bindjuni Jezusit ose Moisiut. Fjalët e përdorura janë gjithmonë "bindjuni të dërguarit" . Kjo është për të theksuar se është "mesazhi" i Zotit që i duhet bindur dhe jo fjalët apo pikëpamjet personale të të dërguarit.
Vërtetimi se bindja lidhet me "mesazhin" dhe jo me personin, përforcohet më tej në fjalët kuranore, të cilat pohojnë se detyra e vetme e të dërguarit është të japë mesazhin e Zotit: 5:99
Detyra e vetme e të dërguarit është percjellja (e mesazhit të Zotit), dhe Zoti e di atë që shfaqni dhe atë që fshihni. 5:99
4- I vetmi 'mesazh' i shpallur Muhamedit ishte Kurani
Disa prej dijetarëve të hadithit që e promovojnë hadithin si burim të Islamit që duhet respektuar, deklarojnë se nuk kanë asnjë problem me faktin se detyra e vetme e Muhamedit ishte të jepte mesazhin, por ata shpejt shtojnë se hadithi dhe suneti i Muhamedi janë pjesë e "mesazhit" dhe se hadithi i tij i është frymëzuar nga Zoti! Ata e bazojnë këtë pretendim në një interpretim të pasaktë të 53:3-4. Në fakt, ata pretendojnë se përveç hadithit të Muhamedit (që ata pretendojnë se ishte i frymëzuar nga Zoti) ata pretendojnë se Muhamedi mori shpallje shtesë drejtpërdrejt nga Zoti jashtë Kuranit, të cilin ata e quajnë "Hadithi Al-Kudsy" ose "hadith i shenjtë”.
Për më shumë informacion mbi keqinterpretimin e 53:3-4, ju lutemi shihni : Korrupsioni i 53:3-4
Me udhëzimin e Kuranit mund të vërtetohet se Muhamedi nuk ka marrë ndonjë shpallje nga Zoti përveç Kuranit. Muhamedi u frymëzua nga Zoti në disa çështje personale, por ai nuk mori ndonjë shpallje nga Zoti përveç Kuranit. Një shembull i një frymëzimi të tillë gjendet në 66:3 ku Zoti frymëzoi profetin në lidhje me të vërtetën e një çështjeje shtëpiake. Ky ishte një frymëzim nga Zoti posaçërisht për të mirën e Muhamedit dhe jo një shpallje fetare që njerëzit ta ndiqnin. Dallimi midis frymëzimit dhe shpallje është se Zoti frymëzon të gjithë njerëzit; vini re se si Zoti frymëzoi nënën e Moisiut, 28:7, e cila nuk ishte një e derguar. Zoti gjithashtu frymëzon kafshët (shih 16:68).
Ky lloj frymëzimi është i ndryshëm nga një zbulesë që është në formën e një Shkrimi dhe që është e detyrueshme për njerëzit që ta ndjekin atë.
Ne lexojmë në Kuran se profeti Muhamed nuk mori ndonjë shpallje nga Zoti përveç Kuranit:
Thuaj (o Muhamed): "Cila është dëshmia më e madhe?" Thuaj: "Zoti është dëshmitar mes meje dhe jush dhe mua më është shpallur ky Kur'an që t'ju tërheq vërejtjen me të dhe kujtdo që t'i arrijë.A deshmoni se pervec Zotit ka zota te tjere? Thuaj: "Unë nuk dëshmoj". Thuaj: "Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pafajshëm nga shirku që bëni ju". 6:19
Kjo dëshmi të cilën Zoti e përshkruan si "akbar shehada" (dëshmia më e madhe) ishte që Muhamedi të dëshmonte se Ai e mori Kuranin nga Zoti. Kjo dëshmi flet vetëm për një shpallje të marrë nga Muhamedi prej Zotit që është Kurani. Nëse Muhamedi do të kishte marrë shpallje nga Zoti përveç Kuranit, do të ishte përfshirë në dëshminë e asaj që Muhamedi mori nga Zoti.
Për më tepër, të këmbëngulësh se çdo fjalë e thënë nga profeti Muhamed ishte e frymëzuar nga Zoti do të ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me një çështje tjetër kuranore . Në Kuran na janë dhënë gjashtë raste të ndryshme ku profeti bëri gabime për të cilat u qortua nga Zoti. Disa nga këto gabime ishin në fakt mjaft serioze, si për shembull kur Muhamedi ndaloi diçka që ishte bërë e ligjshme nga Zoti. Ndalimi i asaj që Zoti e bën të lejuar është mëkat i madh:
Thuaj: "Sillni dëshmitarët tuaj që do të dëshmojnë se Zoti e ka ndaluar këtë." Nëse ata dëshmojnë, mos dëshmo me ta dhe mos ndiq dëshirat personale të atyre që mohojnë shpalljet Tona dhe të atyre që nuk besojnë në botën tjetër, dhe ata barazojnë te tjere me Zotin e tyre. 6:150
Mos shqiptoni gënjeshtra që përshkruhen nga gjuhët tuaja: "Kjo është e lejuar dhe kjo është e palejuar", për të trilluar gënjeshtra dhe për t'ia atribuar ato Zotit. Ata që trillojnë gënjeshtra dhe ia atribuojnë Zotit nuk do të kenë sukses. 16:116
Nëse çdo fjalë e thënë nga Muhamedi ishte e frymëzuar nga Zoti, atëherë si ishte e mundur që ai të bënte gabime për të cilat Zoti e qortoi? A po i frymëzonte Zoti gabime Muhamedit dhe e qortoi atë për gabime të tilla?
5- Zoti premton ruajtjen e Kuranit dhe asgjëje tjetër
Vërtet, Ne jemi që e zbritëm Përkujtimin (Kur'anin) dhe Ne me siguri do ta ruajmë atë. 15:9
Këto fjalë shpallin premtimin e Zotit për të ruajtur Kuranin. Ne nuk lexojmë askund tjetër në Kuran që Zoti i ruan thëniet personale të të dërguarit. Në fakt, Shkrimet e mëparshme të Zotit, si Teurati dhe Inxhili, nuk u ruajtën. Vetëm Kur'anit iu premtua ruajtja.
Ne gjithashtu lexojmë në Kuran se çdo gjë që nuk është nga Zoti në fund të fundit do të përmbajë shumë kontradikta:
A nuk reflektojne ata per Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër përveç Zotit, do të gjenin në të shumë mospërputhje. 4:82
Përkundër këtyre fjalëve të qarta, mbrojtësit e hadithit pohojnë se një numër i librave të tyre të hadithit, siç janë koleksionet e Buhariut dhe Muslimit, janë autentikë (Sahih) dhe pa kontradikta apo korruptime!
6- Dokumentacioni i hadithit
Nga 6 burimet e hadithit që kemi sot, të cilat emërtohen 'sahih' (autentike), gjejmë se autori i parë i 6-ve që ka lindur është Imam Al-Buhariu. Ai lindi në vitin 194 pas Hixhretit. Ajo që do të thotë kjo është se hadithi (i konsideruar si autentik) nuk është shkruar para të paktën 200 vjetësh pas vdekjes së Muhamedit.
Nëse urdhri i Zotit për "bindje ndaj Zotit dhe të dërguarit" nënkuptonte ndjekjen e hadithit si burim i Islamit, atëherë cili ishte rasti i besimtarëve që jetuan në 2 shekujt e parë pas hixhretit? A nuk u dha Zoti atyre mjetet për t'iu bindur urdhrit të Tij?
7- Urdhri për ndjekjen e Kuranit dhe asgjë tjetër
Në Kuran, Zoti i urdhëron të gjithë besimtarët që ta ndjekin vetëm Kuranin. Ky urdhër gjendet në vargje të shumta, shembujt e mëposhtëm janë:
A të kërkoj ligjvënës tjetër përveç Zotit, kur Ai të zbriti ty Librin plotësisht të detajuar?” 6:114.
Urdhri i qartë në 6:114 konfirmon se besimtarët duhet të ndjekin Kuranin si burimin e vetëm të ligjit.
Një urdhër tjetër shumë i qartë gjendet në ajetin kuranor vijues:
Ndiqni atë që ju është zbritur (Kur'anin) nga Zoti juaj dhe mos ndiqni aleat përveç Tij . 7:3
Fjalët e mësipërme janë të qarta; urdhri është të ndiqni Kuranin dhe asnjë burim tjetër.
8- A jemi të urdhëruar të ndjekim sunetin e Muhamedit?
Pasuesit e hadithit dhe sunetit të Muhamedit përdorin një kuptim të shtrembëruar të 33:21 për të nënkuptuar se ne duhet të ndjekim sunetin (metodologjinë) e të dërguarit.
Ju është dhënë një shembull i mirë në të Dërguarin e Zotit për atë që synon Zotin dhe Ditën e Fundit dhe që e përmend Zotin shpesh . 33:21
Fjalët në 33:21 janë shumë specifike në përcaktimin e kapacitetit në të cilin i dërguari ka dhënë një shembull të mirë. Shembulli i mirë qëndron në të menduarit e tij të vazhdueshëm për Zotin dhe mënyrën se si ai e synoi Zotin dhe Ditën e Fundit .
Mjerisht, ndjekësit e hadithit dhe sunetit e kanë ekzagjeruar kuptimin shumë specifik të "shembullit të mirë" , nga të qenit shembull i atij që vazhdimisht mendon për Zotin dhe Ditën e Fundit, në një shembull se si të hahet, cilën këmbë duhet përdorur të futesh në tualet, në cilën anë të flesh, si të urinosh dhe gjëra të tjera të parëndësishme qesharake!
Zoti pohon në Kuran se i vetmi sunet është Suneti i Zotit. Askund në Kuran nuk përmendet suneti i Muhamedit.
Do të zbulosh se nuk ka asnjë zëvendësues për Sunnetin e Zotit. 33:62 (gjithashtu 35:43, 48:23).
Për më shumë detaje, ju lutemi shkoni te: Manipulimi i 33:21
9- A jemi të urdhëruar të ndjekim hadithin e Muhamedit?
Një numër vargjesh kuranore e bëjnë të qartë se i vetmi hadith i autorizuar nga Zoti është vetë Kurani:
Këto janë shpalljet e Zotit që Ne t'i recitojmë ty me të vërtetën, pra në cilin hadith, përveç Zotit dhe shpalljeve të Tij, besojnë ? 45:6
Cilit hadith pas tij (Kuranit) i besojnë ata ? 7:185
Apo keni ndonjë libër tjetër në të cilin po studioni? 68:37
Pra, në cilin hadith pas tij (Kuranit) besojnë? 77:50
Mbrojtësit e hadithit thonë se duhet ta ndjekim hadithin sepse është vërtetuar se është autentik! Megjithatë, çështja e autenticitetit nuk është një faktor në urdhrin në 45:6 më sipër.
Dhe kështu pyetja që u shtrohet atyre është: po në lidhje me 45:6, 7:185 dhe 77:50? Fjalët në 45:6 ndalojnë çdo hadith tjetër përveç shpalljeve të Zotit (Kuranit). Çështja autentike apo jo autentike nuk përmendet askund në urdhrin në 45:6.
Ne gjithashtu lexojmë në Kuran se Zoti qellimisht i lejoi trilluesit të përhapin hadithe të rreme si një provë për të gjithë njerëzit; a do ta mbështesin ata Kuranin si burimin e vetëm të ligjit (6:114), apo do të ndjekin burime të tjera përveç Kuranit i cili përfundimisht i ekspozon ata si besimtarë të rremë (45:6 dhe 31:6)?
Dhe kështu Ne kemi bërë për çdo profet armiq nga djajte, njerëz dhe xhinë. Ata i frymëzojnë njëri-tjetrit thënie të zbukuruara për të mashtruar. Sikur të kishte dashur Zoti yt, ata nuk do ta bënin atë. Shperfilli ata dhe atë që ata trillojnë.
Kjo është për të lejuar që zemrat e atyre që nuk besojnë në botën tjetër ta dëgjojnë, ta pranojnë atë dhe kështu të kryejne atë që po kryejnë. 6:112-113
10- A ishte i dërguari i autorizuar nga Zoti për të nxjerrë ndonjë mësim përveç Kuranit?
Zoti pohon se profeti Muhamed ishte paralajmëruar që të mos mësonte ndonjë mësim tjetër, ose t'i atribuonte në mënyrë të rreme Zotit diçka tjetër përveç Kuranit, ose do të dënohej ashpër nga Zoti:
Ai është shpallje (Kurani) nga Zoti i botëve.
Sikur ai (Muhamedi) të na atribuonte rrejshëm ndonjë thënie,
Do ta kishim kapur nga e djathta,
dhe Ne do t'ia kishim prerë aortën.
Askush nga ju nuk do të ishte në gjendje ta parandalonte atë. 69:43-47
Ata që këmbëngulin se profeti la për ne një burim të dytë të ligjit fetar (hadithi) ose po e akuzojnë profetin për mosbindje ndaj urdhrave të Zotit në 69:43-47, ose në rastin më të mirë, nuk kanë njohuri të mira të Kuranit.
11- Udhëzimet e lëna nga profeti
Në përputhje me 6:114, 69:43-47, 45:6 dhe shumë fjalë të tjera të qarta kuranore, vetë profeti Muhamed e urdhëroi popullin e tij që të mos shkruante hadithin e tij. Kjo është e dokumentuar në librat e njëjtë të hadithit që ata i quajnë 'sahih' (autentik):
"Mos shkruani asgjë nga unë përveç Kur'anit. Kushdo që shkruan tjetër përveç këtij le ta fshijë atë."
(Ahmed, vëll. 1, faqe 171.....edhe Sahih Muslim, Libri 42, Numri 7147)
Për 200 vitet e para pas vdekjes së profetit, dhe në përputhje me udhëzimet e tij, shkrimi i hadithit të tij ishte i ndaluar. Siç u përmend më lart, Imam Al-Buhariu ishte i pari që lindi nga mbledhësit e haditheve. Ai lindi në vitin 194 pas Hixhretit. Kjo do të thotë se asnjë hadith, i konsideruar si autentik, nuk është dokumentuar në 200 vitet e para pas vdekjes së profetit.
Për të kundërshtuar urdhrin e lënë nga Muhamedi qe të mos shkruhet hadithi i tij, hadithologët pohojnë se profeti i lëshoi këto udhëzime (të mos shkruhet hadithi i tij) vetëm në periudhën e parë të shpalljes kuranore dhe vetëm sepse ai ishte i shqetësuar se hadithi i tij do të ngatërrohej me Kuranin! Ata shtojnë se këto udhëzime u anuluan në vitet e tij të mëvonshme!
Nëse ishte kështu, pse nuk kemi një hadith që thotë se profeti e kishte anuluar urdhrin e tij të mëparshëm? Edhe më e rëndësishmja, nëse urdhri mbulonte vetëm vitet e para të shpalljes Kur'anore, pse kemi një hendek prej të paktën 200 vjetësh midis hixhretit dhe regjistrimit të parë të asaj që quhet hadith autentik?
Për më tepër, duke pretenduar se profeti kishte frikë se hadithi i tij do të përzihej me Kuranin, hadithologët tregojnë pak besim te Zoti dhe premtimet e Tij. Në suren 75 ne jemi të siguruar se Zoti bejë mbledhjen e sigurt të Kuranit:
Vërtet, mbi Ne është mbledhja dhe recitimi i tij. 75:17
Ky premtim nga Zoti për mbledhjen e sigurt të Kuranit, plus premtimi në 15:9 për ruajtjen e Kuranit, zvogëlon pretendimin e ndjekësve të hadithit (se profeti ishte i shqetësuar se hadithi i tij do të përzihej me Kuranin) për të cituar marrëzi. Ose nuk besojnë në fjalët e Zotit, ose nënkuptojnë se profeti kishte dyshime personale në aftësinë e Zotit për të mbajtur premtimin e Tij!
12- A ndoqi profeti dicka tjeter pervec Kuranit?
Përgjigja për këtë pyetje është dhene me vendosmëri në Kuran:
Thuaj (o Muhammed): "Unë nuk jam risimtar në mesin e të dërguarve, as nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua dhe me ju. Unë nuk ndjek asgjë tjetër përveç asaj që më shpallet (Kur'anit) .Une nuk jam tjeter vetem se nje paralajmërues i qarte." 46:9 (gjithashtu në 10:15 ).
Nëse Muhamedi ndoqi Kuranin dhe asgjë tjetër, atëherë për të ndjekur Muhamedin, besimtarët duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Nga kjo rrjedh se kushdo që ndjek diçka tjetër përveç Kuranit, nuk ndjek atë që ka ndjekur Muhamedi.
Dhe Ne ta zbritëm ty librin me të vërtetën, duke vërtetuar atë që ishte para tij nga Libri dhe duke e zëvendësuar atë. Pra, gjyko mes tyre në përputhje me atë që ka zbritur Zoti (Kur'an) dhe mos ndiq dëshirat e tyre personale në vend të asaj që te ka ardhur ty nga e vërteta. 5:48
Urdhri i Zotit drejtuar profetit që të ndjekë vetëm atë që i është shpallur atij (Kur'anit) është me zë të lartë dhe i qartë në të dy ajetet kuranore të mësipërme.
-------------------------------------------
Si përfundim, bindja ndaj të dërguarit nuk do të thotë t'u bindesh librave të shkruar më shumë se 200 vjet pas vdekjes së profetit, kundër vullnetit të Zotit dhe kundër dëshirës së profetit. Bindja ndaj të dërguarit nuk do të thotë të ndjekësh libra të mbushur me gënjeshtra dhe trillime që i atribuohen profetit dhe që përmbajnë shkelje dhe kontradikta të panumërta me Kuranin e Shenjtë.
Urdhri për t'iu bindur Zotit dhe të dërguarit është i njëjti; do të thotë që besimtarët duhet të ndjekin Kuranin që doli nga goja e Muhamedit, të gjithë Kuranin dhe asgjë tjetër përveç Kuranit. Në fund të fundit, ndjekja e profetit Muhamed do të thotë të ndjekësh dritën që i zbriti atij nga Zoti:
Pra, ata që e besuan atë, e nderuan, e përkrahën dhe ndoqën Dritën që zbriti me të (Kur'anin) ; ata janë të suksesshmit.. 7:157
Marrë nga faqja origjinale: