Emrat e Bukur Kuranorë të Zotit
Përpiluar nga A. Mohamed
Kurani përmban 87 emra të përdorur posaçërisht për Zotin. Ato përfshijnë atë që Zoti i quan "Emrat e Tij të Bukur" (El-Esmaa El-Husna). I pari nga këta emra është emri 'Allah', plus 86 emra të tjerë. Emrat e saktë të Zotit janë renditur më poshtë. Kjo pasohet nga shpjegimi se pse një numër emrash, që gjenden në listën tradicionale '99 emra' të Zotit, duhet të hidhen poshtë.
A (10)
Aala = Më i Larti (87:1)
Aalim Al-Ghayb ue Al-Shahada = Ai që e di të fshehtën dhe të dukshmen (13:9)
Afuuu = Falësi (22:60)
Akhir = I Fundit (57:3)
Aliim = I Dituri (2:115)
Alij = Më i Larti (2:255)
Aual = I Pari (57:3)
Adhim = Madhështori (2:255)
Aziz = I Dinjitetshmi (2:209)
B (5)
Bedi'e = Origjinatori (2:117)
Berri'e = Bërësi (59:24)
Barr = Dobiprurësi (52:28)
Basiir = Shikuesi (17:1)
Batin = I Brendshmi (57:3)
Dh (7)
Dhu Al-Fadl El-Adhiim = Posedues i Mirësisë së Madhe (2:105)
Dhu Al-Xhelal ue El-Ikram = Posedues i Madhështisë dhe Bujarisë (55:27)
Dhu Al-Kuuah = Posedues i Fuqisë (51:58)
Dhu Al-Rrahma = Posedues i Mëshirës (6:133)
Dhu Al-Arsh = Poseduesi i Fronit (17:42)
Dhu Al-Mearixh = Poseduesi i Shkallëve Ngjitëse (70:3)
Dhu Al-Tuul = Posedues i Bollëkut (40:3)
E (1)
Ehad = Një I Vetmi (112:1)
F (2)
Fatir = Nismëtari (6:14)
Fattah = Përcjellësi (34:26)
G (3)
Gaffar = Falës (38:66)
Gafuur = Falësi (2:173)
Ganijj = I Pasuri (2:263)
H (9)
Hadi = Udhëzimi (25:31)
Hafiz = Ruajtësi (11:57)
Hakam = Gjykatësi, LigjDhënësi (6:114)
Hakiim = I Urti (59:24)
Halim = Dashamirësi (2:263)
Hamid = I Lavdëruari (2:267)
Hakk = E Vërteta (20:114)
Hasib = Llogaritësi (4:6)
Hajj = I Gjalli (2:255)
K (4)
Kebir = I Madhi (13:9)
Kerim = Bujari (27:40)
Khabiir = I Gjithëvëmendshmi (6:18)
Khaliik = Krijuesi (59:24)
L (1)
Latif = I Buti (6:103)
M (14)
Malik Al-Mulk = Posedues i Sovranitetit (3:26)
Mexhid = I Plotlavdishmi (11:73)
Malik = Mbreti (59:23)
Matiin = I Palëkundshmi (51:58)
Maula = Mjeshtri (8:40)
Muhajmin = Gjithëpërfshirësi (59:23)
Muhji = Dhuruesi i jetës (41:39)
Muxhib = Përgjigjësi (11:61)
Mu'min = Besimtari (59:23)
Muktadir = I plotfuqishmi (54:42)
Musauuir = Projektuesi (59:24)
Musta'aan = Ai të cilit i kërkohet ndihmë (21:112)
Muta'ali = I Lartësuari (13:9)
Mutakkabbir = Krenari (59:23)
N (2)
Nasir = Mbështetësi (8:40)
Nur al-samauaati ua al-ard = Drita e qiejve dhe e tokës (24:35)
Q (6)
Kadir = I afti (16:70)
Kahhar = GjithëSunduesi (12:39)
Karib = I Afërmi (11:61)
Kauijj = I Fuqishmi (11:66)
Kajum = I Përjetshmi (2:255)
Kudus = I Shenjti (59:23)
R (7)
Rab El-Alamin = Zotëruesi i Botëve(1:2)
Rafii Al-Daragat = Posedues i Gradëve më të Larta (40:15)
Rra'uuf = I Dhembshuri (2:143)
Rrahim = Mëshirëploti (1:3)
Rahman = I Plotfuqishmi (1:3)
Rraqib = Mbikëqyrësi i Vëmendshëm (4:1)
Rrazzak = Furnizuesi (51:58)
S (3)
Selam = Paqja (59:23)
Samed = Absoluti (112:2)
Sami = Dëgjuesi (2:127)
SH (2)
Shahid = Dëshmitari (3:98)
Shakur = Mirënjohësi (35:30)
T (1)
Teuab = Shëlbuesi (2:37)
U (7)
Uadud = I Dashuri (11:90)
Uahab = Dhuruesi (3:8)
Uahid = Një (13:16)
Uakil = Kujdestari (28:28)
Uelijj = Mbrojtësi (42:9)
Uarith = Trashëgimtari (15:23)
Uasi'e = I Pamasi (2:115)
Xh (2)
Xhabar = I Fuqishmi (59:23)
Xhemijj = Mbledhësi (4:140)
Z (1)
Zahir = I Jashtmi (57:3)
Totali = 86 + Allah = 87 Emra
Shkronjat shqipe të përdorura për të përpiluar listën e mësipërme janë përafrimet më të afërta me mënyrën se si shqiptohen shkronjat origjinale arabe.
Rregullat e përdorura në përpilimin e listës
RREGULLI 1:
Rregulli i parë i zbatuar në përzgjedhjen e mësipërme është se emrat e Zotit duhet të gjenden në Kuran:
1- Ato duhet të gjenden në Kuran.
2- Ato duhet të përmenden në Kuran në formën e Emrave dhe jo foljeve.
3- Këta emra duhet të flasin specifikisht për Zotin.
Fjalë të tjera, që përdoren vetëm në formën e foljeve, por jo të emrave, nuk përfshihen. Arsyeja për këtë rregull është se kjo listë trajton atë që Zoti e quajti Emrat e tij të Bukur. Prandaj, janë emrat që duhet të identifikojmë dhe jo foljet e ndryshme që flasin për veprat e kryera nga Zoti. Ka kuptim të thuhet se nëse Zoti do të na fliste për Emrat e Tij të Bukur, do të gjenim të gjithë të tillë emra në Librin e Tij të Shenjtë. Ajo që nuk gjendet në Kuran në formën e një emri, kështu u hodh poshtë.
Shembulli 1
Folja 'basata', që do të thotë të zgjasësh ose të shtrish, përdoret në Kuran si folje, si p.sh.:
[13:26] Zoti 'yabsit' (e zgjat) furnizimin për këdo që Ai dëshiron dhe e kufizon atë.
Megjithatë, fjala 'Basit', që është emër (ai që shtrin/zgjat), nuk përdoret në Kuran për Zotin. Ky emër përdoret në Kuran tri herë, një nga këto tre raste është në 18:18 dhe në fakt flet për qenin që i përkiste atyre që flinin në shpellë, ndërsa ai i shtriu (basit) putrat e përparme te hyrja.
[18:18] Do të mendoje se ishin zgjuar ndërsa ishin shtrirë. Ne i kthenim në anën e djathtë dhe në anën e majtë, ndërsa qeni i tyre 'basit' (shtrinte) putrat e tij të përparme drejt hyrjes.
Si rezultat, emri 'Basit', i cili përfshihet në listat tradicionale të emrave të Zotit, nuk përdoret në këtë listë. Si mund të quhet emër i Zotit një fjalë e përmendur në Kuran për të përshkruar një qen?
Në të kundërt, kemi shembullin e foljes 'shahida' (dëshmon). Kjo është një folje që përdoret si një veprim që kryhet nga Zoti, por përdoret edhe në formën emërore "Shahid" (Dëshmitar) si emër për Zotin:
Folja
[3:18] 'Shahida Allah' (Zoti dëshmon) se nuk ka zot tjetër përveç Tij, ashtu edhe engjëjt dhe ata që kanë dije, duke zbatuar drejtësinë. Nuk ka zot tjetër përveç Tij, të Dinjitetshmit, të Urtit.
Emri
[3:98] Thuaj, "O njerëz të Librit, pse nuk i besoni shpalljet e Zotit kur Zoti është 'Shaheed' (Dëshmitar) mbi atë që bëni?"
Emra të tjerë që shfaqen në listat tradicionale, por nuk gjenden në Kuran si emra të Zotit, përfshijnë si në vijim:
El-Mu'izz (Dhuruesi i dinjitetit), El-Muzhil (Ai që poshtron), El-Mumit (Ai që vë në vdekje), El-Muhsi (Ai që numëron gjithçka), El-Muntekim (Ai që merr hak), El-Nafei (Ai që është i dobishëm), El-Nur (Drita), El-Rafei (Ai që ngre), El-Khafid (Ai që ul), El-Kabid (Ai që mbërthen), El-Ba'ith (Ai që ringjall), plus të tjerë gjithashtu.
RREGULLI 2:
Disa emra nuk janë përfshirë në listë sepse mbulohen nga një emër më gjithëpërfshirës. Si shembull, të gjitha frazat e mëposhtme kuranore mund të grupohen nën emrin 'Rrab El-Alamin' (Zoti i Botëve):
Zotëruesi i Arshit (43:82), Zotëruesi i Arshit Të Lartë (23:116), Zotëruesi i Arshit të Madh (23:86), Zotëruesi i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve (55:17), Zotëruesi i lindjes dhe i perëndimit (73:9), Zotërues i qiejve dhe Zotërues i tokës (45:36), Zotëruesi i të gjithë dinjitetit (37:180), Zotërues i Siriusit (53:49), Zotërues i agimit (113:1) dhe Zotërues i njerëzve (114:1).
Emri "Rrab Al-Alameen" (Zotëruesi i Botëve), që do të thotë Zot i gjithçkaje që ekziston, mbulon të gjitha frazat e mësipërme dhe për këtë arsye përfshihet, por jo nënemrat.
RREGULL 3:
Emra të tjerë që shfaqen në listat tradicionale janë hequr nga lista e mësipërme, jo vetëm sepse nuk përdoren në Kuran për Zotin, por edhe sepse janë fyese për Madhërinë e Zotit. Më poshtë janë shembuj të emrave të tillë:
1- Emri 'Sabur' (I Duruari) nuk gjendet në Kuran. Përveç kësaj, nuk është e përshtatshme ta quajmë Zotin 'I Duruari'. Akti i durimit është gjithmonë i lidhur në Kuran me gjendjen e të qenit nën vështirësi ose vuajtje:
[22:34-35] Jepu lajmin e mirë të përulurve, të cilëve, kur përmendet Zoti, u dridhen zemrat, dhe atyre që janë të durueshëm përballë asaj që i ka goditur.
[2:177] Dhe ata që janë të durueshëm përmes mjerimit, vështirësive dhe gjatë betejës.
Në të kundërt, në një gjendje lumturie dhe me pak për t’u shqetësuar, nuk do të kishte as domosdoshmëri dhe as kuptim për aktin e durimit. Përkundrazi, koha do të fluturonte shumë shpejt për këdo që është në një gjendje të lumtur. Durimi përballë fatkeqësive dhe vuajtjeve është një veprim i këshilluar për njerëzit, por nuk do të zbatohej dhe as nuk do të ishte e përshtatshme t’i atribuohej një emër i tillë Zotit që nuk përjeton vuajtje.
2- Emri 'Rashiid' (I Udhëzuari) përsëri nuk i shkon Zotit. Fjalët kuranore na tregojnë se është Zoti që u jep udhëzime njerëzve, si p.sh.:
[21:51] Dhe Ne i dhamë Ibrahimit 'rushdahu' (gjykimin e tij të shëndoshë) më parë.
Nuk është e përshtatshme ta quash Zotin “I Udhëzuari” kur është Ai që udhëzon.
3- Emri 'El-Daar' (Shkaktuesi i dëmit/dhimbjes) nuk gjendet në Kuran. Ky emër, më vete, e portretizon Zotin si një zot hakmarrës dhe sadist që kënaqet duke u shkaktuar dhimbje, vuajtje dhe dëm njerëzve.
Është në përputhje me vullnetin e Zotit që sprova dhe fatkeqësi të ndryshme t’u ndodhin njerëzve, por Kurani na siguron gjithashtu se çdo dëm që mund të hasim është rezultat i diçkaje të gabuar që kemi bërë personalisht:
[42:30] Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është vetëm pasojë e asaj që kanë sjellë duart tuaja, por Ai fal shumë.
Është për këtë arsye që nuk e gjejmë kurrë Zotin duke e quajtur Veten 'Shkaktuesi i së keqes'. Zoti nuk i vë njerëzit në vështirësi vetëm për hir të bërjes keq; diçka që ky emër. e nënkupton
Përkthyer nga origjinali: The Most Beautiful Names