Ibad Allah El-Muhlasiin
(Roberit e pastruar të Zotit)
Nga: A. Mohamed
Në fillim, kur Iblisi u rebelua kundër Zotit, Satani bëri një betim për të mashtruar të gjithë njerëzit (përveç disave) dhe për t'i larguar ata nga rruga e Zotit duke thënë:
Ai tha: "Pasha madhështinë tende, unë do t'i humb të gjithë ata, përveç ibadek minhum el-mukhlasin." 38:82-83
Fjalët kyçe në ajetin e mësipërm janë fjalët "ibadak minhum el-mukhlasin".
1- Fjala “ibadak” do të thotë: robërit/adhuruesit e tu.
2- “Minhum” do të thotë: prej tyre
3- Fjala "el-mukhlaseen" vjen nga fjala "khalis" që do të thotë i pastruar. Mbiemri 'khalis' (i pastër) nuk duhet ngatërruar me mbiemrin 'mukhlis' që do të thotë besnik.
Mbiemri 'khalis' përdoret për të përfytyruar çdo gjë që nuk ka papastërti ose shtesa. Për shembull, fjalët 'dahab khalis' do të thotë: ar i pastër.
Fraza e plotë "ebadek minhum el-mukhlasiin" do të thotë kështu:
Ata prej tyre që janë robërit e Tu të pastruar .
Në çfarë kuptimi robërit e Zotit mund të quhen 'muhklaseen' (të pastër)? Është e qartë se këtu pastërtia nuk është pastërti nga mëkati pasi asnjë qenie njerëzore nuk është e pastër nga mëkati. Edhe të dërguarit e Zotit bënë mëkate të ndryshme. Pastërtia e shprehur në vargjet e mësipërme nuk është as pastërtia e karakterit të një personi. Një ateist për shembull mund të jetë me karakter të mirë dhe mund të jetë bamirës si person.
Për të marrë kuptimin e saktë të pastërtisë për të cilën flitet në 38:82-83, duhet të lexojmë fjalët e mëposhtme:
Ne ta zbritëm ty Librin me të vërtetën, andaj adhuroje Zotin duke ia kushtuar fenë pastertisht Atij . Pa dyshim, Zotit i takon feja e pastër. 39:2-3
Fjalët kyçe që përcaktojnë pastërtinë e synuar në 38:82-83 janë "Zotit i takon 'el-din al-khalis (feja e pastër)" . Këto fjalë kyçe vërtetojnë faktin se pastërtia këtu lidhet me zbatimin e fesë së një personi. Feja mund të jetë e pastër për Zotin, vetëm nëse të gjitha praktikat fetare dhe praktikat e adhurimit i janë kushtuar ne menyre te paster vetem Zotit .
I njëjti udhëzim jepet në fjalët e mëposhtme të lavdishme:
Thuaj: "Salati im, ritet e mia te adhurimit, jeta ime dhe vdekja ime, të gjitha i janë kushtuar Zotit , Zoteruesit të botëve. Ai nuk ka ortak. 6:162-163
Sipas fjalëve në 6:162-163, të gjitha praktikat dhe ritualet fetare duhet t'i kushtohen vetëm emrit të Zotit. Shehadeti (dëshmia e besimit), Salati, Haxhi e kështu me radhë duhet të kryhen të gjitha për të përkujtuar vetëm një emër; emrin i Zotit. Shehadeti është formuluar saktësisht në Kuran dhe në përputhje me udhëzimet në 6:162, Shehadeti Kur'anor ka vetëm një emër, emrin e Zotit:
Zoti dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Tij , po ashtu edhe engjëjt dhe ata që posedojne dituri , duke iu permbajtur drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, të Dijshmit, të Urtit. 3:18
Përveç faktit që Zoti dhe engjëjt e thone këtë Shehadet, ata që posedojnë dituri në mesin e njerëzve gjithashtu e thonë këtë Shehadet (nuk ka Zot përveç Zotit). Nëse ndonjë emër tjetër i shtohet Shehadetit të vetëm të autorizuar nga Zoti në Kuran, kjo përbën një shkelje të qartë të 6:162 dhe 39:2. Për më shumë detaje, ju lutemi shihni: Shehadeti i
saktë
Në mënyrë të ngjashme, Salati duhet t'i kushtohet vetëm emrit të Zotit: Unë jam Zoti, nuk ka zot përveç Meje. Prandaj, më adhuro Mua dhe kryeje Salatin për të më përkujtuar Mua . 20:14
Haxhi nuk është nje perjashtim. Gjatë gjithë ritualeve të Haxhit, emri i vetëm që duhet të përkujtohet duhet të jetë emri i Zotit dhe asnjë emër tjetër:
.......per të dëshmuar disa dobi për ta dhe për të përkujtuar emrin e Zotit gjatë ditëve të njohura (të Haxhit). 22:28
Dhe përkujtoni Zotin për disa ditë . 2:203
Kur të shpërndaheni nga 'Arafati' përkujtoni Zotin . 2:198
Pastaj, pasi të keni përfunduar ritualet tuaja te adhurimit, përkujtoni Zotin . 2:200
-------------------------------------
Nga ana tjetër, Iblisi e dinte se është një atribut i të gjithë njerëzve që t'i bejnë idhuj njerëzit e tjerë, dhe kështu Satani i frymëzoi njerëzit që t’i bejne idhuj roberit e vdekshëm të Zotit si Jezusi, Maria, Muhamedi, Shenjtorët, Aliu, Huseini dhe shumë të tjerë. Një tipar i berjes idhuj të njerëzve të tillë është se emrat e tyre futen si pjesë e praktikave fetare përveç emrit të Zotit.
Të tillë rober të Zotit u dërguan në botë për të dhënë një mesazh nga Zoti, por fatkeqësisht secili popull i ka kthyer lajmëtarët e tij në figura idhujsh. Ne jemi paralajmëruar shumë qartë në Kuran që të mos i bejme idhuj ata ose t'i bëjmë ata zotër përveç Zotit:
A mendojnë ata që nuk besuan se mund t'i marrin robërit e Mi për ndihmetare krahas Meje? Ne e kemi përgatitur ferrin si vendpritje për jobesimtarët. 18:102
Për t'i mashtruar njerëzit dhe për t'i udhëhequr ata që t'i bëjnë ortake Zotit (shirk), shejtani frymëzoi shumë doktrina të korruptuara për njerëzit.
Për të krishterët, Satani frymëzoi një sërë doktrinash të rreme si 'Triniteti', 'biri i zotit', 'zoti i mishëruar', 'shpëtimi vetëm nëpërmjet Jezusit' e kështu me radhë. Duke vepruar kështu, ai ia doli t'i udhëhiqte të krishterët që ta vendosnin Jezusin si një perëndi përveç Zotit! Menjëherë, feja e të krishterëve të tillë nuk i kushtohet vetëm Zotit, por Zotit dhe Jezusit, dhe më shpesh, vetëm Jezusit.
Me Muslimanët, shejtani duhej të zbatonte taktika të ndryshme. Ideologjia e Iblisit është gjithmonë e njëjtë, por emrat që ai zgjodhi për të mashtruar Muslimanët duhet të ishin të ndryshëm nga ata të frymëzuar për të krishterët. Satani e dinte se ai nuk mund t'i bënte Muslimanët të mendonin për Muhamedin si një zot përveç Zotit, thjesht sepse Kurani, i cili u premtua se do të ruhej nga Zoti (15:9), e bën të qartë se Muhamedi është vetëm një i dërguar i Zotit. Pra, Satani duhej të ishte pak më delikat, kështu që çfarë bën Satani për të mashtruar Muslimanët? Ai ia doli që ta bënte Muhamedin ortak me Zotin në çdo gjë!
Më poshtë janë vetëm disa nga shumë shembuj:
1- Siç u përmend më lart (6:162), Kurani udhëzon që të gjitha praktikat fetare duhet t'i kushtohen vetëm emrit të Zotit. Megjithatë, Muslimanët sot përfshijnë emrin e Muhamedit në të gjitha praktikat e tyre të adhurimit (Salati, Shehadeti, Haxhi, etj). Duke vepruar kështu, ata menjëherë e bëjnë Shehadetin e tyre, Namazin dhe praktikat e tjera të pavlefshme dhe shkelje të urdhrit në 6:162.
2- Na thuhet se Zoti është i vetmi ligjbërës:
A të kërkoj tjetër pos Zotit si 'hakaman' (ligjbërës) kur është Ai që ju zbriti Librin plotësisht të detajuar? 6:114
Gjithashtu, detyra e vetme e çdo të dërguari është të japë mesazhin e Zotit: Detyra e vetme e të dërguarit është percjellja (e mesazhit). 5:99
Na është thënë gjithashtu se profeti Muhamed nuk kishte autoritetin të bënte ndonjë ligj. Në një rast, profeti bëri gabimin duke ndaluar diçka të lejuar nga Zoti. Ai u qortua shpejt nga Zoti:
O profet, pse e ndalon atë që të ka lejuar Zoti, duke kërkuar t'i kënaqësh gratë e tua? Zoti është Falës, Mëshirues. 66:1
Pavarësisht nga të gjitha këto garanci, Muslimanët sot e bëjnë Muhamedin ligjbërës përveç Zotit! Ata ndjekin hadithe të ndryshme që pretendojnë se profeti ndaloi sende të ndryshme si ari dhe mëndafshi për burrat, qentë, fotografitë, muzikën, make-upin për gratë, etj. Duke lexuar 6:114, 5:99 dhe 66:1, lexuesi i paanshëm i cili beson fjalët e Zotit, nuk do të kishte asnjë hezitim në emërtimin e haditheve të tilla si gënjeshtra që i atribuohen profetit Muhamed.
3- Disa fjalë kuranore ndalojnë shoqërimin e ndonjë gjëje ose dikujt me emrin e Zotit. Megjithatë, duke hyrë në shumicën e xhamive, ne gjejmë emrat Allah dhe Muhamed krah për krah në mure sikur të ishin ortakë! E njëjta gjë mund të shihet në muret e Qabesë dhe pothuajse në të gjitha librat dhe botimet islame! Jo vetëm që ky është një mëkat i rëndë i bashkimit të emrit të Muhamedit krahas emrit të Zotit, por është gjithashtu në kundërshtim me urdhrin shumë të qartë kuranor për të mos bërë asnjë dallim ndërmjet të dërguarve të Zotit (2:285).
Si rezultat, të gjithë Muslimanët të cilët sillen në këtë mënyrë janë fajtorë për kryerjen e shirkut (bërjen ortak Zotit). Zoti e dinte se kjo do të ndodhte dhe kjo në fakt ishte thënë me perpara në Kuran:
Shumica e atyre që besojnë në Zot nuk e bëjnë këtë pa bërë shirk. 12:106 Fjalët "ata që besojnë në Zot" përfshijnë të gjithë muslimanët në botë. Është një fakt i trishtueshëm, i vërtetuar nga Zoti, se shumica e muslimanëve në fakt po bëjnë 'shirk'!
Shejtanit i janë dhënë aftësi të cilat janë më të larta se ato që i jepen njeriut. Shejtani dhe grupi i tij i dinë dobësitë e qenies njerëzore. Shejtani dhe ushtria e tij e xhinëve djallëzorë janë në gjendje të na shohin, të na pëshpëritin dhe të na joshin, por ne nuk mund t'i shohim ata:
O bijtë e Ademit, mos e lini djallin t'ju mashtrojë ashtu siç i dëboi prindërit tuaj nga Parajsa, duke i zhveshur nga rrobat e tyre për t'ua ekspozuar pjesët intime. Ai dhe grupi i tij ju shohin nga ku ju nuk i shihni ata. Ne i kemi caktuar djajte aleatë të atyre që nuk besojnë. 7:27
Si rezultat, Satani e shfrytëzoi këtë dobësi specifike në qenien njerëzore duke i vendosur njerëzit që të behen idhuj përveç Zotit dhe duke përmbushur kështu qëllimin e tij për të çuar shumicën e njerëzve në rrugë të gabuar (38:82-83).
Nga ana tjeter, besimtarët e pastër që përkujtojnë vetëm emrin e Zotit në të gjitha praktikat e tyre fetare nuk do të bien në grackën e Satanait dhe kështu u jepet imunitet nga Zoti kundër thirrjes së adhurimit të idhujve të joshur nga Satani:
Ti (Iblis) nuk do të kesh asnjë pushtet mbi robërit e Mi, përveç atyre që të pasojnë nga të devijuarit. 15:42
Marrë nga origjinali: